Ioannis Polemis: I panjohur
Kurrë s’ të kisha njohur, as më kishe parë,
herë pas here hedh një shikim të beftë,
veç kur më vështron e ndjej me llahtarë,
se kurrgjë s’ na ndan mbi këtë planet.
*
Po të them se eros vlon në zemrën time
s’ ke për ta besuar, sido ta spjegoj,
e megjithatë, ka diçka sublime,
-ndoshta ndodh vërtet- që të dashuroj.
*
Kurrë s’ të kisha njohur, as më kishe parë,
veçse kur kalon dhe më sheh me hir,
ti pa ditur gjë, fal margaritarë,
unë pa ditur gjë, ndjej një zbrazëtirë.
Shqipëroi: Arqile Garo.
Please follow and like us: