Albspirit

Media/News/Publishing

Senad Guraziu: Deri n’Pejë me tren dhe kthim me xhepat bosh!


(ars poetica, janar 2025 – koment)

…aktualisht, Kosovës i duhet një mazhorancë solide dhe koalicion i partive të pa kriminalizuara – dhe kjo “mazhorancë solide” (e pakriminalizuar) na qenka LVV-ja dhe LDK-ja – lexova diku : )

***
…booo sikur m’u dhimbs koha, nganjëherë leximi s’na bën aspak më të mençur (siç supozohet, siç pritet), ndodhë e kundërta, mbarojmë me leximin dhe e ndiejmë mungesën e shumë “kokrrave”, shkrimi i gjaaaaaaaatë pothuaj sa ai treni i vetëm i Kosovës, 1 tren-trenulush e ka Kosova dhe ai ngelet bosh, jo se na paska kushte, s’ka as kushte as kondita, është trenulush-lumturush pa kushte, ndaç merre ndaç lëre, ndaç hip ndaç zbrit, 1 të vetëm në ditë, tjetër mos prit, në fund të “vagonit të fundit” analisti e paraqet dëshirën e vet për partitë e pafajshme kosovare, të pakriminalizuara (unë e dija joekzistente, por ekzistuakan), sipas shkrimit 2 parti që e përbëkan “mazhorancën e pakriminalizuar” qenkan LVV-ja dhe LDK-ja : )

…ec e mos u çudit, por s’duhet çuditur, edhe apolitikët ndodhë çuditen ndonjëherë : ) shkova deri n’Pejë dhe sinqerisht në fund u ndjeva “zbrazët” nga keqardhja, në rastin tim i bie pothuaj shko e eja si Adem Peja, 1 tren i vetëm niset çdo ditë nga Kryeqyteti i Kosovës për në Pejë, dhe i njëjti kthehet, niset e vjen, shkon e kthehet, por qarkullimi ditor është vetëm 190 udhëtarë në ditë… mund ta quash si të duash, psh. “Hekurudhat Kosovare”, “Kosovo’s Railways” (qebesa kështu tingëlluaka fort modern i gjithë marifeti, inglizisht gjithmonë ia vlen)…

…apo ndoshta më mirë “Kosovarische Bundesbahnen”, megjithatë më mirë gjermanisht, që të tingëllonte pakashumë si “Schweizerische Bundesbahnen”, të fitohet përshtypja se fjala na qenka ngjashëm si për hekurudhat e famshme të Zvicrës, për linjat e panumërta të SBB, për tunelet gjithandej Alpeve, për lokomotivat e “sakta” të Helvetisë, më të sakta se dhe vetë orët e famshme Omega, Rolex, Patek Philippe, Cartier, Piguet (pasi trenat e tyre padyshim e përdorin saktësinë atomike të Hadron-tunelit atje nën Gjenevën – nuk bazohen në orët ordinere të Zvicrës, andaj dhe aq të saktë trenat, lokomotivat i kanë më të sakta se dhe vetë orët e tyre)…

…dhe dmth. ashtu që Kurt-izanët e Zvicres ta ndiejnë krenarinë e zhvillimit të hekurudhave të vendlindjes, ajme nganjëherë ndalem dhe matem t’ia nis dhe unë një artikulli të gjaaaaaatë për politikat e Kurtit, e edhe për politikat e Miss-Presidentes…. upsss se u hutova, desha të them për trenat, një artikull për hekurudhat kosovare, për “Kosovarische Bundesbahnen”…

Please follow and like us: