Albspirit

Media/News/Publishing

Dr. Agron Abrashi: Le të bashkohemi të gjithë për një mision të shenjtë!

Bilanci vjetor i donacioneve personale për vitin 2024.

Pasi kemi zhvatje dhe bllokim të ligjeve për veting, deklarimin e pasurisë etj., sëpaku unë po e deklaroj kontributin personal finaciar, pa i llogaritur me qindra orë angazhimi, veprimi, udhëtimi etj.

Jo, jo, nuk po kandidohem dhe nuk po synoj asnjë pozitë, funksion, veprimtari fitimpruese, parti, drejtim, por i mbetem besnik profesionit dhe etikës së lartë mjekësore, gjithmonë i devotshëm dhe i përkushtuar për ndihmë, përkrahje, trajtim human, pa asnjë pikë interesi personal, prapavije apo qëllimi. “Fol pak e puno shumë”, është motoja ime më e dashur, ngase vetëm veprat mbesin dhe fjalët fluturojnë.

Misioni im është që të punoj dhe mbështes OJQ të ndryshme në Kosovë e gjithë trevat shqipëtare, në rradhë të parë, nënat dhe fëmijtë, arsimimin, pensionerët dhe gratë e prekura nga karcinoma e gjiut.

Këto janë momentalisht katër fushat e veprimit dhe angazhimit tim.

Le të bashkohemi të gjithë për një mision të shenjtë, një qëlllim, një drejtim, le të kontribojmë të gjithë ne për kombin tonë, që qëndron mbi çdo gjë!

Le të ndërtojmë një të ardhme të ndritur për fëmijët, nipat dhe mbesat tona!

Totali i donacioneve 3 vitet e fundit është 115000 Euro.

Totali i donacioneve për 2024 është 41880 Euro.

Nga këto donacione kanë përfituar:

Schweizerishe Blinden Verein: 100 SFr.

Aksioni për nëna dhe fëmijë, Prishtinē: 9500 Euro.

Pro Infirmis, Glarus: 200 SFr.

Fëmijët autistë Kosovë: 2080 Euro.

Rotary International: 1000 USD.

Amnesty International: 200 SFr.

Kosova Ideas, Empower Her: 1000 Euro.

Distrikti Rotarian 2485, Shqipēri- Kosovë: 21000 Euro.

Klubi Rotarian Gjakova: 800 Euro.

End Polio Now: 1000 Euro.

Smile.al. Mbështetje për Teknologji dhe Shkencë, Shqipëri-Kosovë: 1000 Euro.

OJQ “Ja vlen me jetu”, Gjakovë: 1000 Euro.

Kulturverein Glarus Süd: 300 SFr.

Lidhja e mjekëve shqiptarë në Zvicër: 700 SFr.

Terre des hommes, Gaza Kinder: 500 SFr.

Germin: 1000 USD.

Albanian Global Fund: 1000 USD.

Please follow and like us: