Pajtim Sejdinaj: Brinjë më brinjë…
Jam goditur brinjë më brinjë!… Që kur?!…
S’ e mbaj mend historinë!
“Mos ndofta kam lindur i plagosur brinjë më brinjë”?!…
Po marr penën të shkruaj
E ndjej veten të huaj”!
“Të huaj” në vendin tim!
Ku toka ka mbetur lëndinë!
Ku pleqtë kanë mbetur jetimë!
Ku zogjtë kanë marrë arratinë!
Ku loti i varur në mollza!
Ngrirë kallkan në faqe.
Ku bulzat e lotit ngjajnë si lule manushaqe.
Ku Dhimbja në shpirt mal me borë!
Ku Durimi shkërmoqet me dorë!
Ku Syri i fenerit dritë kërkon!
Ku Shpresa bubullimë gjëmon!
Atdheu rëkon, rëkon, rëkon!
Ku Mendja arratisur
Në honet e vdekjes gremisur!
Në Hartën e Europës vidhisur.
Ku At-mëmëdheu i coptuar dhe grisur!
Ku një Flamur valvitet me plot Shpresë!
Besa zë e bërtet:
“A ma keni parë Gjergj Elez Alinë?!
Po Kostandin?!
Po Martirët e rënë?
Po amanetet”?
Ku mëkatet robër i kanë zënë!
Atdheun Plumbi e ka marrë “brinjë më brinjë”!
Nga balozët e vjetër dhe të rinj
Nga balozët si bloza, katran të zinj!
Oh!
Mos m’i keni parë Burrat e Dheut?!
Ata që i dhanë Besën Skënderbeut!
Të ngrehejnë Atdheun në këmbë!
Ne vete po hamë me dhëmbë!
Edhe stërgjyshi, gjyshi dhe babai im.
Vdiqën ku loti
ngriu kallkan në faqe!
Vetëm bulzat e lotit, ato mbetën
si lule manushaqe.
Europa dhe Bota
na kanë borxh!
Na kanë “vrarë” historinë!
Na ndanë kufirin!
At-mëmëdheun e grinë!
E copëtuan Arbërinë!
E drejta fle nën “Dafinë”!
A ma keni parë Gjergj Elez Alinë?!
“S’ka më Topuz”!
Koha kur Europa qesh nën buzë!
Kohë e pamjaftueshme!
E pabesushme!
Koha kur dolën të tanët balozë
si bloza katran të zinj!
Po “kafshojnë” Shqipërinë
brinjë më brinjë!
A ma keni parë Gjergj Elez Alinë?!
Balozët Shqipërinë në tokë e shtrinë
e goditën, e grinë “brinjë më brinjë”!
At-mëmëdheut ka vite “kokë prerë”!
Trupin ia hedhën në erë!
Kufomën nën gunë shkuar në “hell”!
Pjekur në diell! Balozët
si bloza katran të zinj!
E kafshuan “brinjë më brinjë”!
A ma keni parë Gjergj Elez Alinë?!
Kohë e pa mjaftushme!
E pabesushme!
Jo!
Kohës i veshën “brekushet të kuqe”!
Është koha për t’a ringritur Mëmdheun në këmbë!
Për ta çuar dinjitetin në vend!
At-mëmëdhu i shtrirë!
Goditur “brinjë më brinjë”!
A ma keni parë Gjergj Elez Alinë?!
Në Shqipëri po ha njeriu -njerinë!
Njëri-tjetrit ia zumë pusinë!
për ta goditur “brinjë më brinjë”!
Nxitur nga balozët si bloza sterrë të zinj!
Hymë në shekullin e njëzet e një.
Atdheun shkuar në “hell”!
Pjekur në diell, skelet, pa jetë!
Brinjët i dallohen lehtë!
Balozët e rinj si baloz katran të zinj
si çakenj sulur “brinjë më brinjë”!
Oh!
Balozët e rinj si bloza katran të zinjë!
A ma keni parë Gjergj Elez Alinë?!
Balozët e rinj si bloza katran të zinjë
“Nderin Atdheut” ia copëtuan, ia grinë!