Albspirit

Media/News/Publishing

Rusia dhe Irani, pakt strategjik/Presidenti iranian në Moskë për të firmosur traktatin

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian mbërriti në Moskë të premten për bisedime me presidentin rus Vladimir Putin dhe nënshkrimin e një traktati të partneritetit strategjik mes dy vendeve, njoftoi agjencia ruse e lajmeve TASS. Pezeshkian, në vizitën e tij të parë në Kremlin që nga fitimi i presidencës korrikun e kaluar pas vdekjes në një aksident me helikopter të paraardhësit të tij, do të zhvillojë bisedime me Putinin duke u fokusuar në lidhjet dypalëshe dhe çështjet ndërkombëtare përpara nënshkrimit të traktatit. Rusia ka lidhje më të ngushta me Iranin dhe vende të tjera armiqësore ndaj SHBA-së, si Koreja e Veriut, që nga fillimi i luftës në Ukrainë, dhe ka pakte strategjike me Penianin dhe aleatin e ngushtë Bjellorusinë, si dhe një marrëveshje partneriteti strategjik me Kinën. Marrëveshja 20-vjeçare Rusi-Iran, e cila do të përfshijë dispozita për bashkëpunim më të ngushtë në fushën e mbrojtjes, ka të ngjarë të shqetësojë Perëndimin, i cili i sheh të dyja vendet si ndikim keqdashëse në skenën botërore. Moska dhe Teherani thonë se lidhjet e tyre gjithnjë e më të ngushta nuk janë të drejtuara kundër vendeve të tjera. Rusia ka përdorur gjerësisht dronët iranianë gjatë luftës në Ukrainë dhe Shtetet e Bashkuara akuzuan Teheranin në shtator se i dërgoi Rusisë raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi për t’i përdorur kundër Ukrainës. Teherani mohon furnizimin me dronë ose raketa. Kremlini ka refuzuar të konfirmojë se ka marrë raketa iraniane, por ka pranuar se bashkëpunimi me Iranin përfshin “zonat më të ndjeshme”.

Please follow and like us: