Bruna Gjoni Përvathi: Dimëruar
Ne u mbushëm plot me dimra
Plot me netë të pa hëna
Përmbi plagë derdhëm plot plagë
Pemë të thyera e të pa rrënja.
*
Ne u mbushëm plot me dhimbje
Plot me rrugë të kryqëzuara
Ku ikjet mbetën vetëm ikje
E kthimet pengje të dimëruara.
Please follow and like us: