Albspirit

Media/News/Publishing

Ardian Haziri: Nëna

Nuk ka fjalë që të përshkruan,

As këngë, as rrëfim e as poezi,

Emri yt është bekim, je vetë mrekullia,

Që për planetin e tretë, e krijoi Perëndia.

*

Kur e shqiptoj emrin tënd të bukur,

Shpirti ngrohet, si me rrezet verore,

Nuk ndriçon as dielli, e as nata me hënë,

Më shumë se fjala e ëmbël, NËNË. 

Please follow and like us: