Senad Guraziu: Ju z. Trump, na e ktheni Louisianën!
(ars poetica, j 2025 – koment, dhe ca grafika solidarizuese)
…nëse në kuadër të modestisë t’më lejohej ta pozicionoja veten si “poet” dhe kështusoj të solidarizohesha me LGBTQ-komunitetin e mbarë planetit, pasi si “poet” do duhej jo vetëm ta dija… por dhe ta ndieja se të gjitha qeniet njerëzore NDIEJNË, atëherë me 4-5 grafika dhe me pakëz të drejtë filozofike deklaroj se jam KUNDËR arrogancës së Trump, i cili në emër të “elitës së miliarderëve” e shfrytëzon demokracinë të zgjedhet demokratikisht (të bëhet Trumpident), por pastaj merret me qeverisjen demo-dekretike, pothuaj si një “diktator i Romës” (romake), si një “mbret-luan me ligjet e Serengetit”, qeverisje me dekrete (madje dhe Wilders i Holandës ia kishte dje “zili” : ) i ngrati Wilders e shprehu dje “zilinë”) dekret pas dekreti, me dhjetra e dhjetra dekrete, disa prej tyre jashtëzakonisht të “turpshme”, totalisht demo-dekretike, ose trumpetike…
…si psh. poshtërimi i Danimarkës si shtet dhe i popullit si sovran, derisa “njeriu i bardhë” i shfarosi indigjenët e Amerikës, bie fjala Apaçët nuk paskan të drejtë t’ia kërkojnë Presidentit të “drejtat e tyre” për tokën, vetëm ai si President paska të drejtë për secilën ide që i shkrep koka, e pse jo dhe për tokat e Danimarkës, danezët bie fjala janë “vikingë… pasardhës të vikingëve” dhe imagjino, duhet ta përjetojnë turpin më të padenjë të modernitetit perëndimor, s’e mohoj… nëse t’isha në vend të tyre do i bëja bashkë me Thora e me Odina, do bëhesha tok me të gjithë ata në Valhalla… dhe do ta diskutoja situatën emergjente të turpit trumpidencial…
…për 1 orë të tërë e përcolla dje duke i nënshkruar dekretet më qesharake në historinë moderne të njeriut Perëndimor, nëse Luani i Serengetit mendon se ia vlen të rikthehet “Kanali i Panamasë”, megjithatë për sferën e interesave perëndimore ishte gabim akti i dikurshëm i Presidentit Karter, sepse tashmë janë kinezët duke e “kontrolluar” kanalin, kjo ide dhe sadopak “ok” (për inat të kinezëve), e lehtë ta kuptojë akëcili…
…apo nëse Trumpidenti mendon se ia vlen që Amerika të “largohet nga traktatet klimatike” sepse vendi ka nevojë emergjente të përballet me krizën energjitike, apo se ia vlen që Amerika të largohet nga WHO (Organizata Botërore e Shëndetit) sepse derisa Amerika me 300 milionë banorë i paguan mbi 500 milionë dollarë, Kina me 1 miliardë e gjysmë banorë i paguan për WHO as 50 milionë, dhe kjo nuk është “fair”, gjithkush e kupton persiatjen e një biznismeni, gjithkush e kupton persiatjen trump-ologjike, pse jo, largohu nga WHO, kinezëve merrjua dhe 50% të Tik-Tokut, nëse ia del të lumtë…
…mirëpo të pretendosh për tokat e Danimarkës, është njësoj si Apaçët të pretendonin se Shtëpia e Bardhë me gjithë oborrin e me rrethinën duhet t’u kthehet sepse është e tyre, ishte e baballarëve, e stërgjyshërve të tyre, apo dhe pothuaj njësoj nëse Franca të thoshte eeeee na vjen keq z. Trump, Napoleoni atëherë kishte probleme financiare për ta paguar ushtrinë (e kampanjave të Evropës), mirëpo tani Franca është Francë dhe Lousiana komplet, nga veriu e në jug, pothuaj gjysma a Amerikës së sotme duhet t’na kthehet, është e jona, shitja napoleonike nuk ishte legjitime, Franca e sotme është diç tjetër, ajo e Napoleonit ishte tjetër, i kthejmë ato pak verdhushka qesharake që i pati marrë Napoja, ai pothuaj jua pati falur “gjysmën e Amerikës”, jua paguajmë metelikët e Napolonot dhe ju z. Trump na e ktheni Louisianën : )
***
Ka më shumë diversitet sesa pandehim!
E dashur Liberty, fillimisht Zoti pati menduar t’i mbante gjërat fare “thjeshtë”, megjithatë Nëna Natyrë vazhdoi të “eksperimentonte” për aq gjatë, tani puna është koklavitur mjaft – pse ky eksperimetim askush s’di. Mirëpo meqë Zoti i lejoi eksperimentet e tilla, atëherë është e sigurt të supozohet që “Ai e di shumë mirë… Pse”!
Evolucionistët do ta quanin mbase “evolucion”, por siç e dimë njerëzit e religjionit nuk i pëlqejnë idetë e tilla. Në vend të evolucionit ata preferojnë të flasin për “dizajnin inteligjent”. Me këtë ndoshta nënkuptojnë “Zoti vazhdoi me dizajnin inteligjent, Ai vetë e di pse i lejoi eksperimentet, ndoshta është duke provuar t’na bëjë të përkryer, si mostër shembullore për gjithë speciet e universit – meqë ra fjala, kush jemi ne që t’i dyshojmë idetë e tij”.
There’s More Diversity Than We Think!
Dear Liberty, at first God thought to keep things very “simple”, yet Mother Nature kept “experimenting” for so long, now it seems quite complicated – why, nobody knows, but since God allowed such experiments, it is safe to assume “He knows very well… Why” !
Evolutionists would call it “evolution” but as we know religious people don’t like such ideas. They prefer to speak about “intelligent design” instead, so perhaps they mean “God kept designing intelligently, He knows why such experiments were needed, maybe He’s trying to make us perfect, as the perfect ‘prototype’ for all species in the universe – by the way, who are we to suspect his ideas”.
– – –
Sky Division – “Liberty Pride & Parade, New York – LGBTQ”, 2024
There’s More Diversity Than You Think
[ Genderqueer, Lithromantic, Demisexual, Autosexual, Intersexual, Asexual, Bigender, Agender, Lesbian, Bear, Transsexual, Straight Ally, Intersexual, Progress Pride, Straight ]