Senati amerikan konfirmoi kandidatin e Trump John Ratcliffe si drejtor të CIA-s
Senati amerikan konfirmoi kandidatin e Trump John Ratcliffe si drejtor të CIA-s. Senati votoi 74 me 25 në favor të kandidatit John Ratcliffe. Ratcliffe, ka shërbyer më parë si drejtor i inteligjencës kombëtare nga viti 2020 deri në 2021 gjatë mandatit të parë të Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Duke dëshmuar para Komitetit të Inteligjencës së Senatit gjatë seancës së tij të konfirmimit, Ratcliffe u zotua të mos politizojë punën e tij dhe inteligjencën që prodhohet në administratën Trump. Ai i tha komitetit se kurrë nuk do të lejonte “paragjykimet politike apo personale të mjegullojnë gjykimin tonë ose të infektojnë produktet tona”.
Ratcliffe tha në përgjigje të pyetjeve gjatë seancës se ai nuk do të vendosë një provë politike në agjencinë për punonjësit e CIA-s. Ratcliffe përfaqësoi Distriktin e 4-të të Kongresit të Teksasit në Dhomën e Përfaqësuesve nga viti 2015 deri në 2020. Ndërsa shërbente në Kongres, Ratcliffe ishte një mbrojtës i profilit të lartë të Trump gjatë procedurave të para të shkarkimit të Dhomës.