Kur e pashë një ditë detin,
ndieva spirancën
të ngulej thellë
në harresën prej rëre,
në fundin e ujit
mes koraleve,
ku një kalë deti
i hingëllin fatit
që e ka humbur fillin.
Pashë renë e bardhë
tek mbante vesh
trokun e kalit të detit,
mes koraleve
duke kullotur
bojën e kuqrremtë
të perëndimit.