AMANETI I “KULLËS” SË MALËSISË NGA AMERIKA NË VLORË
Një panoramë mbi strukturën dhe mesazhet e librit “Porosia e kullës” e Dr. Pashko Rr. Camaj
Albert HABAZAJ
Përgjegjës i Sektorit të Bibilotekës dhe Botimeve
Libri “Porosia e Kullës” = “Dreaming from the trunk of an American car” është udhëtimi jetësor i shkrimtarit, atdhetarit, Doktorit të Shkencave Mjekësore, me banim në New York Pashko Camaj – shqiptar i Malit të Zi, veprimtar i shquar i Federatës Panshqiptare të Amerikës “Vatra”, qëaktualisht shërben si Sekretar i saj.
Ky libër, që vjen si letërsi në formën e kujtimeve, është botim i “Onufrit” prestigjioz me botues Kadarejanin Bujar Hudhri.
Është shqipëruar nga intelektuali Nikollë Camaj, nënkryetar i Parlamentit të Malit të Zi, të cilin e kemi sot midis nesh, jo thjesht se është vëllai 4 vjet më i madh i autorit, porse qe dëshira për të ardhur në Vlorë, pikërisht sot, më 26 janar, ditën e ndritmërisë së përjetshme të Themeluesit të Shtetit Shqiptar, edhe për homazhet e 106-vjetorin të Ismail Qemal Historisë.
Arkitekti dhe karikaturisti i madh Arben Meksi është “mbles” i këtij takimi të veçantë letraro-artistik dhe kulturor.
Po zhvillojmë këtë veprimtari simbolike me domethënie të qartë, në mjediset e Bibliotekës, falë mundësisë që na krijoi Rektorja e Universitetit, prof.dr. Aurela Saliaj, e cila e vlerësoi rëndësinë e këtij takimi, edhe me pjesëmarrjen e saj.
Më duket, se këtëkuvend kulturor po evështrojnë nga yjet dhe po bekojnë nga balli i kësaj bilbiloteke, tok me Plakun e Bardhë të Flamurit – Shenjtorin e kombit tonë, Ismail Qemal Vlorën, edhe dy Themelues e certifikues të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra” eruditët liberatorëFan. S. Noli e Faik Konica, të cilët, qysh para 116 vjetësh, nisën të shpërndajnë ndër shqiptarë rrezet e diellit vatran anembanë botës, kudo ndodheshin bijat e bijtë e SHQIPES. (nëpërmjet gazetës “Dielli”, organ zyrtar i “Vatrës”, e cila nisi botimin në SHBA më 15 Shkurt 1909).
Është një veprimtari unikale kjo e sotmja, jo vetëm se libri mbart vlera njohëse dhe edukative për studentët tanë, jo vetëm për Universitetin tonë, por patjetër dhe për Vlorën, për mbarë rininë e sotme andej dhe këtej Shqipërisë së Parë. Është një libër dinjiteti vetiak, jo vetëm për shqiptarin që ndihet i huaj në vend të huaj, por edhe kur ndihet i tillë në vend të tij. Është një manual karriere në furtunë e mbi dallgë.
Kemi në dorë një libër të vërtetë, letërsi autobiografike me motive emigranti, veshur me petk antropologjik, shkruar me gjuhë të pastër, të pasur, të rrjedhshme, kemi profilin e shkrimtarit bashkëkohor, që strukturën e këtij libri me kujtime, që lëndën e gjen tek kulla si simbolikë e shqiptarit në rrjedhat e kohës, tek malli për zjarrin e të parëve, tymin, zjarrin, amanetin e kullës për të vijuar Udhëtimin dinjitoz të jetës, siç e meriton njeriu.
“Porosia e kullës” vjen në 223 faqe (pa përfshirë shënimet e përkthyesit në gjuhën amtare dhe parathënien e Besnik Mustafajt, njërit nga autorët më përfaqësues të letërsisë moderne shqipe) Libri është ndërtuar me dy pjesë, që mbushen nga 18 kre, ku pjesa e parë ka 11 kre, pjesa e dytë 7 kre..
E kam natyrë që parathënien, ose tekstin shtesë e lexoj mbasi përfundoj librin dhe, sinqerisht, unë jam në një mendje me shkrimtarin e njohur Besnik Mustafaj, që shkruan se “Porosia e Kullës” është Amaneti i kullës, që e mban lëndën shkrimore në situatë, në dramacitet, me të priturat e jetës dhe me të papriturat e saj.
Libri nis me përshkrimin e mërgimit të dy personave – personazhe: motër e vëlla në bagazhin e një makine të vogël amerikane, frikën e tutjen, me nevojën e besimin, me shpresën e tkurrjen, me mosnjohjen dhe gjuhën e shenjave e gjesteve, me mëdyshjet e dyshimete këtij fenomeni universal, që u përsëritka kohërash. Ky rrëfim nis pothuaj 40 vjet më parë. Personazhi kryesor i librit është vetë autori. Në moshën 20-vjeçare, iku nga Malësia e Malësisë së Madhe, ky djalosh me ëndrra i Shqipërisë së Veriut… Në moshën 61 vjeçare, vjen në Vlorë, që të kuvendojmë si vllazën të një gjaku për Amanetin e Kullës dhe për të marrë bekim nga qyteti i Flamurit, se Doktor Camaj ka bërë gjënë e duhur, të guximshme, aq të dhembshme, sa të lirë aq të lartë, sepse i nderuar mik i vlertë, përderisa ty, ende sot ekësaj ditetë gërryen vetëdijen dyshimi me pyetjen e madhe: dilemën jetësore: “a i kam tradhtuar paraardhësit e mi duke lënë të vetmen atë botë që ata njihnin për kaq shumë breza”, këtë pyetje retorike ekzistenciale që na godet si dilema shekspiriane te “Hamleti”: “Të rrosh apo mos të rrosh?!” – do të thotë se ti nuk e ke harruar vatrën e të parëve, sepse ti herët e dallove të mirën nga e keqja dhe pate dëshirën madhe për ta bërë babain të lumtur dhe krenar për ty. Këtë e pate dhe e ke qëllim kryesor gjatë gjithë jetës. Ti nuk e ke harruar vatrën e të parëve të tu, ndezur tash e 16 breza e kjo flet shumë. Ti i ke pjesë organike të qenies tënde traditat më të mira, doket, zakonet, virtytet morale, historinë, etnokulturën tonë dhe kjo do të thotë, more zotëri, se ti je një atdhetar qytetar, që di të bësh emrin tënd dhe nderin tonë në botën e madhe. Me identitetin tënd, ngritur në lartësinë e qytetarit të botës, doktor je një simbol nderi. Kulla është rrënjosur në qenien tënde, por dëgjove zemrën… Ne mund të japim përgjigje pyetjes tënde, se vërtet kemi shumë përbashkësi, por kemi dhe përveçime, por sipas këndvështrimit tonë fasadesk, ndoshta nuk do të ishim të drejtë në përgjigje, sepse në rast të tillë duhet të futemi në lëkurën tënde, në lokalitetin tënd e në ato rrethana që të gjykojmë si duhet cila është më e mira dhe sa vlen. Kështu mendoj unë, ndoshta ha diskutim. Në libër marrim informacione nga etnologjia, folklori dhe antropologjia kulturore dhe sociale, njohim kodin e nderit, ritet si pjesë e ritualit të dasmës në Malësi, Kanunin e Lekë Dukagjinit, etnologjinë religjonale, atë të banesës, etnologjinë e peshkimit, florën, faunën, mënyrën e jetesës, edukatën morale, që përshkruan autori, qëështë një nevojë e domosdoshme njohjeje nga brezi i ri, sepse deri tek grupmosha jonë, e kuptojmë ç’ka shkruan dr. Pashko, por këta të rinjtë…aha. Dhe, drejtpërdrejtë, s’kanë shumë faj…
Ç’frymëmarrje të freskët i jep librit ajo panorama e urimit zakonor në Malësi! Shembulli i dr. Pashkos është fryt i edukimit qytetar, akademik dhe human, me nënshtresime të patundshme atdhetare, në fakt jo shumëtë shfaqshme në tekst, por aqsa ngelen gjurmëlënëse në kujtesën tonë.
Autori është një përshkrues i mirë i morfologjisë mjedisore, i tipareve fizike dhe karaktereve njerëzorë, që i gdhend me një densitet psikologjik të lakmueshëm dhe nga shkrimtarëtë mirëfilltë.
Morfologjia e lëndës që lidh vërtetësisht dhe artistikisht grimcat e jetës, hollësi e skena migjeniane që më rrëmbushin sytë nga trishtimi varfëror e lotët më ndalojnë leximin për disa çaste dhe vijoj më tej.
Libri duket qëështë i shkruar nga një njeri me kulturë, i ditur, që ka njohuri nga disa fusha të shkencës, edhe pse modestisht, nuk dëshiron të zhytet thellësish. Libri më duket si një kalë amaneti, që vjen i ngarkuar me dy hejbe kulturash të shkruara letrarishte: atë të Paqësorit, matanë Atlantikut dhe këtë këtej Adriatikut. Autori nuk i hedh poshtë këto tonat, se ka zjarr malli, por atë të Paqësorit e mban fort, se ka synime të larta.
Dua ta ngushtoj vështrimin tim në 3 cilësi që na dhuron ky libër: “Kulla..” është libër i mirë, i bukur, i dobishëm; është një libër, që duhet të lexohet nga çdo shqiptar, domosdoshmërisht nga ata shqiptarë që nuk e kanë njohur mërgimin me atë rrugë gjithë të lotit të hidhur. Ku i vërej unë këto 3 cilësi që shpreha dhe pse u dashka lexuar ky libër, kur po gufosin botimet, si rrallë herë?!
Në Shqipëri dhe në trojet e Shqiptarisë janë shkruar e botuar shumë libra
autobiografikë, me kujtimeapo biografi të letrarizuara, por letërsi në formën e kujtimeve me subjekt emigracionin është krijuar pak. Ndoshta letërsi e mirë e kësaj natyre, e këtij lloji, me motive kurbeti, me tematikë emigrimin numërohet me gishta.
Dhe shkrimtarët tanë të mërgatës janë të vërtetë, nuk i bëjnë buzëkuq fytyrës letrare, nuk bëjnë patinime në ndërtesën e tyre letrare, se vetëm ata dhe Zoti e dinë ç’kanë hequr për të arritur atje ku janë. Nukkanë komplekse ata, janë pa ngarkesa, sepse zemra e tyre i shpërfilli mentalitetet e mykura dhe paragjykimet elodhura, qyshkur morën Udhën e Mërgimit. Të huaj në dhè të huaj…
Eh, more kurbet! Mbete riciklues për ne për një të nesërme më të lehtë, për një të ardhme më të mirë. Gjithë bota në lëvizje është xhanëm, por foleja po mbeti shkretë, vyshket, thahet, mpaket, thërmohet… E, ne qeshim jetën tonë që të mos qajmë…
I nderuar dr. Pashko! Kujtojmë nga libri, se qysh 8-vjeç, ti dëshiroje dhe ëndërroje qëështë mirë ta marrësh në duart e tua fatin tënd…Ti ike rreth 20 vjeç nga Sukriqi, vendlindja jote, pranë liqenit të Shkodrës. More gjithë pasurinë tënde me vete: ajo çanta e vogël me disa gjëra të tuat personale dhe disa kujtime, albumin e vogël me fotografi, kryesisht bardhezi… Bashkëme Dritën, motrën më të madhe se ti, që siç ka emrin, ashtu u bë dhe për ty. Po nuk u ktheve më këtu për të jetuar e punuar. E thure folenë larg, shumë larg, në Botën e Madhe. Ti i di hallet e tua, sfidat, hutimet, dështimet, dëshpërimet, poshtërimet, se kurrkush nuk të pret me lule, aq më tepër kur udhëton drejt ëndrrës së shumëkërkuar, si të jesh një mall i zhvlerësuar… Por, ti i përballove me durim e vullnet, me zotësi e këmbëngulje, me edukim e mësim, me seriozitet e dinjitet dhe i bëre emër vetes. Nga një send në bagazhin e një veture amerikane, sot je atje – në supershtetin e botës Doktor i Shkencave Mjekësore, një emër i përveçëm dhe bujar.
Doktor i dashur! Edhe unë e kam provuar emigracionin, por jo larg. Ja, këtje përtej, në gadishullin Apenin dhe e njoh mirë Italinë, duke i shprehur mirënjohjen për 5 vjet që jetova, punova dhe veprova atje. Por, ndryshe nga ju, Doktor, unë mërgova vonë, në moshën 37- vjeçare dhe u ktheva herët, një çerek shekulli më parë. Jo, se ta dini…këta shqiptarët e vendit, që s’e kanë provuar migrimin dhe emigrimin – tashmë, domethënë, ne, shqiptarët e këtushëm, se qysh ju shohim juve…si të çuditshëm, gati si ufo, qysh në mënyrën e komunikimit, të veprimeve, tek ato që çfarëthoni e shkruani, sepse jeni më të sinqertë seç duhet, se ashtu jeni edukuar e gatuar me atë brumë, me atë kulturë, sipas standardeve të jetesës andej …
Ju vini të malluar. Unë e kam provuar dhe i njoh të dy botët, të dy mentalitetet. Ne, këtej, në jo pak raste, bëjmë sikur… Ne, shqiptarëve, nuk na bën mirë mungesa e idealizmit, ndaj s’ecim qartë.
Sikurse të gjithë ata shqiptarë që kanë njohur emigracionin, edhe unë, të mirëkuptojmë, të vlerësojmë, të shprehim mirënjohjen, sepse te “Porosia e kullës”, në një formë a në një tjetër, përshtat sipas rastit – kohën, hapësirën, personazhet, jam dhe unë, jemi dhe ne. Ti je një nga ne, që ike, por nuk i harron rrënjët. Babai yt, dritë i bëftë shpirti atje ku prehet është heroi yt. Për çdo bir babai i tij është hero. Sot, fatkeqësisht, ndjenjat egërsisht të shkreta, hasmëria e hakmarrja, si plagë të vjetra kullojnë gjak ende, se kanë zënë rrënjë tek psikologjia e shqiptarit në çdo prag. Pikërisht, në situata të tilla tragjike, Rrok Pjetri i Malit të Hotit ngrihet një Anton Çetë i heshtur e i panjohur shqiptar. Anton Çet’ e kaluar për ne… Ai është Rrok Pjetri i Malësisë së Madhe… Babai i doktorit u qëllua, se u fut të shmangte dy vdekje, për të shpëtuar dy jetë burrash të egër siç ishte Gjek Gjoni i malit të Trieshit dhe Rrok Gjoka i malit të Hotit… Ç’përshkrim mjeshtëror, që na mbush me ndjesi ekstreme, ç’etnolgji zakonorebarbare shkruar me art, ç’kanun malesh në veprim, i shtjelluar drithërueshëm e me vërtetësi ajo ngjarje tronditëse e vitit 1972. Ç’humanizëm altruist surreal tej përmasave të mendimit njerëzor, ku luhet jeta dhe vdekja, gjakderdhja e hakmarrja, gjykimi dhe paragjykimi, verbimi dhe drita, falja, mirënjohja, vëllazëria. Vërtet hero Rrok Pjetri.
Edhe një imtësi do ta nxjerr nga libri, se më shpon si turjelë: skena e pijacës gjatë tregtimit të prodhimeve tëstinës, me gjestin barbarisht i tmerrshëm të serbit Milorad ndaj Shekit të pafajshëm, gjuha e tij nënçmuese për shqiptarët, tërbimi i urrejtjes së trashë, e tronditën aq shumë Pashkon e ri, saqë e shtynë djaloshin të largohej përgjithmonë nga vendlindja
E, more Doktor! Unë u ktheva shpejt në “kullë”. Ti je atje, të jetosh si njeri. Ti je atje që t’i thuash asaj bote, që edhe shqiptarët mësojnë, mësojnë dhe të tjerët, i shërojnë ata, madje dinë edhe t’i udhëheqin mirë me vizion të qartë përpara.
Në fakt, gjithë Shqipëria është një mërgatë lulesh, nuk më pëlqen të përdor termin “diasporë”. Është mërgatë lulesh, sepse s’ekziston familje shqiptare, që nuk ka një emigrant të paktën…
Ky libër i vërtet deri në drithërimë është shkruar bukur, sepse ka rrëfim të çiltër të ngjarjeve,të shkuar me gjuhë të pastër, të pasur, të rrjedhshme, të kulluar, pa rënë në kurthet e terminologjisë gazetareske. Është një rrëfim i lirë, i vërtetë i një shqiptaro-amerikani, që banon e punon në një shtet të fortë me ligje. Thyerja në kohë e rrëfimit e bën më emocional, tërheqës, dhe me fuqi imazhi që të rrëmben e si pakuptuar bëhesh, pa qenë, personazh i librit dhe ti. Pikërisht, kjo kronikë letrare e jetës familjare me emrat e tyre realë, ndërsa e personave të tjerë me emratë trilluar, ka ardhur e thyer në kohë dhe jo në mënyrë drejtvizore të njëtrajtshmeështë një gjetje me vend e autorit, që i jep dinamikë, gjallëri, kërshëri, freski dhe lexim të mbarë, aspak të mërzitshëm tekstit.Thyerjet në kohë dhe hapësirë, lëvizjet e rrëfimit nga udhëtimi kronologjik nëAmerikë me retrospektivën mallëngjyese të vendlindjes e bën më të vëmendshëm e të dashur narrativën, si një shportë e bukur kujtimesh…
Mendoj se tek një autor nuk mund të kërkojmë apo gjejmë gjithologun. Ku e kam fjalën? Dr. Pashko, nga natyra humanist, është studiues, shkencëtar në fushën e mjekësisë. Por dituria klasifikohet në 10 klasa. Në njërën është zotërues autori ynë dhe, siç e shkruan në f. 209 të librit “ka një fushë të kufizuar kërkimi”. Më se normale. Ndërsa rrëfimi rrjedh burimor. Vjen natyrshëm. Nuk është libër historik, por letërsi kujtimesh. Historinë e të parëve nuk e harron, e kujton, e përmend (brenda formatit përkatës) dhe e nderon.
Rrëfimi është i besueshëm dhe autori është besnik i synimit dhe idealit të tij.
Nuk është se djaloshi Pashko i viteve 1985, më i vogli i bacës Rrok, shkeli mbi nderin e dinjitetin e të parëve, por donte që Udhëtimin ta vijonte në këmbë, jo zvarrë. Gozhdë 12 – çe më ka depërtuar në tru skena e studentit Camaj (pa prapashtesënoviq në fund, pra jo Camajoviq) me profesorin Çaviq për oksipitalin (os occipitale) “Unë i njoh mirë ata njerëz. Ata nuk mësojnë. Ne duhet t’i dërgojmë të gjithë mbrapa në Shqipëri”…
Mirë gënjimet e zhgënjimet, po mjerë fyerjet e poshtërimet! Ç’trim stoik ky bir Malsie! Shembull.
Ky libër duhet lexuar me vëmendje nga të gjithë. Sa shumë mëson nga jeta, aq më tepër kur një e tillëështë tronditje që dhemb. Jo vetëm nga jeta në emigracion, por aty gjen reminishenca nga kodi zakonor, folklor dhe etnologji të pasur. Vëreni këtë fenomen: dje vajza në Malësi (jo vetëm ç’ka përshkruan autori, por edhe ndër malet tona në Labëri, të paktën) vasha 20 vjeçe quhej e ”plakur”; sot na shfaqet një modë, që s’ka problem edhe 40 vjeçe është normale të jeshë vajzë e pamartuar, se kështu e paska bota…
Doktor! E dimë që gjithë bota ështëë lëvizje. Njerëzit, popujt, migrojnë, emigrojnë. Sikurse ne, njësoj apo para nesh. Dilema ekzistenciale “të rri apo të iki” është e rëndë. Bashkë me thellësinë e pikëllimit, përjetojmë tendencën shqetësuese të largimit të të rinjve nga vendlindja, patjetër dhe sidomos nga malësitë.
Unë, Doktor i dashur, jam një nga të ikurit e rikthyer. Sot, a duhet dëgjuar zemra? A duhet ndjekur mendja? Libri i rrok këto tema të mëdha, që përmbysin tradita dhe praktika jetësore. Dr. Pashku është nga të ikurit që ka rreth 40 vjet që mban në peshoren e dinjitetit lirinë dhe shkëlqimin e Amerikës me dashurinë e dheut të të parëve, të gjysh-stërgjyshërve dhe sigurinë e identitetit që të jep gjaku.
O miq të mirë! Po ky libër na mëson, na mëkon me harmonizimin e shëndetshëm të edukimit atdhetar dhe edukimit qytetar. Është një libër morali, pa rënë në moralizime, pa pasur assesi synim të na bëjë moral. Këtë duhet të kuptojmë, se po shkallafytemi fluturimesh turbullisht të papërcaktuara dhe të pasynueshme. Ngaqë sëmundja e moralit ndër neshkakton simptoma të dukshme të infeksionit degjenerues, libra të tillë të rrallë si “Kulla” i japin jetë e shëndet Udhëtimit tonë në këmbë.
“Kulla” e Camajt, shkruar me shkronja malli, mbushur me nektarin e mërgatës së luleve është jo vetëm kulla e emigrantit, ajo simbolika e vatrës së Shqiptarisë, është fryma, tymi, zjarri i ndezur, është identiteti ynë.
Një ndër mesazhet humane që na dhuron bujarisht Doktor Pashko me këtë libër është: “Nuk kam kohë të mbaj mllef asnjëherë, as me vëllanë, as me qenin, s kam gjëra që duhet të bëj”. Me gurët që të kanë qëlluar, jo thjesht në kuptimin figurativ, ti ngrite shkallët e karrierës tënde, të jetës si njeri me dinjitet, edhe për vete, edhe për familjen, vëllazërinë e fisin, edhe për Malësinë.
…Kur unë e përfundova librin së lexuar, i ngarkuar me shumë mbresa e mendime i thashë gruas: “Vlen ta lexosh “Kullën”, se aty njeh jetën e emigrantit shqiptar, mëson sadopak dhe nga 5 vjetët e mi në mërgim”. Dhe ajo po e lexon me interes dhe vëmendje.
Për ç’ke bërë e arritur dhe përç’ka po na dhuron këtu, me zemër e mendje, po të shprehem me vlerësim: Të lumtë Çoço! Faleminderit Doktor!