Përfshirja e grave në sipërmarrje dhe masat që duhet të ndërmerren për të nxitur angazhimin e tyre
Dr. Proc, Malvina Hysa
Pedagoge e Shkencave Ekonomike
Politikëbërësit e njohin sipërmarrjen e grave si një komponent të rëndësishëmtë zhvillimit ekonomik të një vendi. Ka të dhëna se pjesëmarrja ekonomike e grave dhe PBB për frymë janë në korrelacion pozitiv. Fatkeqësisht, të dhënatglobale tregojnë se vetëm një në tre biznese janë në pronësi të grave
Nëse pjesëmarrja e grave si sipërmarrëse do të ishte e barabartë me atë të burrave, rajoni do të kishte mesatarisht një PBB 5% më të lartë, referuar një studimi të Bankës Botërore dhe punës kërkimore të ekonomistëve të saj. Me shpërthimin e pandemisë ka pasur një numër studimesh kërkimore mbi ndikimin e saj, por nuk ka një ndjekje të mëtejshme të studimit të cituar më sipër.Me kalimin e kohës dhe progresin në fusha të tjera të jetës, fokusi është rritur në fuqizimin ekonomik të grave, por mbetet më i ulët në sipërmarrje. Është implementuarvetëm një Plan Veprimi për Gratë Sipërmarrëse në periudhën 2014-2020, i cili nuk është ndjekur nga një raport përfundimtar dhe një plan veprimi pasues.
Sugjerime për angazhim më të lartë të grave në biznes
- Ruajtja e ritmit të zhvillimit dhe rivitalizimi i platformave ekzistuese të dialogut publik-privat.
- Sigurimi i anketave periodike dhe të krahasueshme për të vlerësuar sipërmarrjen e grave dhe për të zhvilluar tendencat dhe politikat.
- Marrja e masave që sipërmarrja e grave të jetë në vëmendje të të gjitha dokumenteve strategjike, duke përfshirë edhe Strategjinë e Ardhshme Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.
- Angazhimi përmes planeve konkrete të veprimit për sipërmarrjen, me masa të barabarta për gratë sipërmarrëse.
- Angazhimi për të siguruar një konsultim të plotë publik të Programit të Reformës Ekonomike. Rritja e pjesëmarrjes së organizatave të shoqërisë civile.
- Angazhimi për mbështetjen e grave në biznes për të pasur akses në financa, në marketing dhe akses në tregti si barrierat kryesore për rritjen e biznesit.
- Ngritja e programeve të posaçme për grupet e bizneseve dhe për bizneset e reja të drejtuara nga gratë, për të mbështetur dhe për të nxitur shpërndarjen e grave sipërmarrëse në të gjithë sektorët e ekonomisë, veçanërisht në sektorët strategjikë.
- Marrja e masave të reja pilot për të mbështetur kalimin e grave drejt vetëpunësimit.
- Sigurimi i investimeve në kapitalin njerëzor për gratë gjatë gjithë ciklit jetësor, nga zhvillimi në fëmijëri deri te rritja e aftësive dhe inkurajimi i sipërmarrjes.
- Duhet të shihet ndërgjegjësimi i grave sipërmarrëse si një mjet për mentorimin, rrjetëzimin dhe për rritjen e angazhimit të grave sipërmarrëse në politikat pozitive gjinore brenda dhe jashtë biznesit të tyre.
- Duhet të shfrytëzohen mundësitë që jep fuqia e rrjetëzimit, duke u bërë një palë e fortë interesi për publikun.
- Duhet të promovohen parimet e Fuqizimit të Grave që kompanitë të regjistrohen dhe të iniciojnë një proces për ta pasur barazinë gjinore ndër parimet e tyre më të forta drejtuese.
- Duhet të vazhdojnë iniciativat që mbështesin trajnimin e grave në biznes.
- Duhet të zhvillohen edhe trajnime të tjera pa pagesë për t’i prezantuar gratë sipërmarrëse ose gratë që aspirojnë të bëhen sipërmarrëse me njohuritë bazë për politikat e burimeve njerëzore, menaxhimit financiar të biznesit dhe financave personale.