Mehmetali Rexhepi: Poeti sedërmadh
Pohonte një Poet sedërmadh:
ç`janë lulet kundruall vargut tim margaritar
kam mijëra ngjyra të pazbërthyera
sikurse të luleve në harlisjet e lira
*
vetëm nuk po ua gjeja dot kodet e fshehura
se do t`i shpërfaqja më të bukura
por nuk t`i zbuluaka Enigma e Përsosjes së Bukurisë
vendndodhjet apo vend-ardhjet e mrekullisë
*
ai i sedrës të rëndë
vazhdës së pritje çeljes së Bukurisë
mes lulnajës së qëndisur
i rastisi një ditë e zisë
Gjilan, kallnor 2025
Please follow and like us: