Zana Tako: Ç’më bëre moj dashuri?
Ç’më bëre moj dashuri?
E trondite shpirtin tim,
më more fjalën,
më le pa frymë.
E tani shkruan ti,
germë e bukur dashuri.
*
Me ty nis ditën në agim,
me ty ngrysem netëve me ndriçim.
*
Çfarë i bëre shpirtit tim?
Mbolle farën tënde,
me kujdesin, dashurinë.
E sheh me mall si një fëmi,
e ruan nga tufani e nga stuhi.
*
Më freskon mendimin,
më rrëmben dhurimin,
se xheloze je ti,
i do veç për vete
të gjitha fjalët dashuri.
*
E unë robinë në përulësi,
të shërbej në bindje,
veç ty moj dashuri.
Please follow and like us: