Albspirit

Media/News/Publishing

Nga Bejker te Jevtushenko, historia e parlamentarizmit shqiptar pas viteve nëntëdhjetë

Afrim Krasniqi

Retrospektivë, dhjetor 1991. Parlamenti pluralist duhet të zgjedhë/votojë qeverinë e re, e cila “do të kishte një rezervë vetëm për 6 ditë bukë”. Kjo kalon në pikën e dytë, pikë e parë është fjalim – përshëndetje e poetit/shkrimtarit rus Jevgeni Jevtushenko (Yevgeny Yevtushenko). Ai ndodhej në Tiranë në një aktivitet letrar në emër të PEN International, dhe ndërkohë kishte mbyllur angazhimin e tij politik si deputet në votimet e fundit njëpartiake (1989) në parlamentin rus. E habitshme, por Jevtushenko është rasti i vetëm kur një personalitet jashtë politikës ftohet dhe mban fjalim në parlamentin tonë pluralist dhe fjala e tij nuk është përfshirë në botimin e Kuvendit për përshëndetjet e personaliteteve të huaja.

📌 Për info: viti 1991 nisi me përshëndetjen e sekretarit amerikan Xhejms Bejker (James Baker) me 22 qershor me mesazhin “jemi me ju / liria funksionon”, u mbyll me të ftuarin nga Moska. Kriteri? Nuk ka pasur dhe as ka përgjigje. Ishte 1991, koha kur më shumë eksperimentohej e duartrokitej sesa bëheshin pyetje e jepeshin përgjigje.

📌 Vlen të theksohet se historikut të parlamentit tonë pluralist pas 1990 i mungon p.sh., një ftesë/fjalë e Presidentit Rugova. Nga Kosova kanë mbajtur fjalime të gjithë presidentë e tjerë (Sejdiu, Thaçi, Pacolli, Jahjaga, Osmani). As për këtë rast, nuk ka pasur dhe as ka përgjigje.

Kështu nisi.

Please follow and like us: