Partia ime është poezia
prijësi im është Pjetër Bogdani
votuesit të gjithë zogjtë e qiellit.
*
Kurrë s`i mashtroj
ua plotësoj dëshirat
edhe në pikë të natës.
*
Në zgjedhjet e metaforave
gjithmonë votojnë për mua
princin e vargut
me faqe të lulëzuara.
Please follow and like us: