Bledar Koçi: Net hënore
Ti s’e di…
Mëngjesesh vij prapë asaj rruge.
Të njëjtët janë diejt
Që ngjanin me mua dikur.
Dhe retë puplore kah meje,
Me ty më ngjajnë.
Më ndjekin.
Më heshtin me ty.
*
Sekonda, minuta, vrapojnë
E shthurin nga pak
Këtë dimër zemërak,
Ogurzi.
*
Ti s’e di.
Në netë hënore të prita.
Me mallin shqyer nga dhimbja.
Asaj rruge të dashur…
Ku përzieja vetminë me dritat.
Tek shtyja trishtimet e mia
T’i vrisja tek ti.
Ti s’e di.
Please follow and like us: