Zana Tako: Madhështi e dashurisë
Puthmë me aromën tënde,
digjmë me zjarrin tënd.
Lësho rrufenë tënde mbi mua,
se të dua!
*
derdh parfumin tënd mbi mua.
Më prek me drithërimë,
pëshpërin shpirti “të dua”.
*
Më ledhato me heshtjen tënde,
të flas me gjuhën e fshehtësisë.
Fshehur jam tek ti,
madhështi e dashurisë.
Please follow and like us: