DEA TOÇI: BALLË PËR BALLË ME NJË TRËNDAFIL
Petalkë e çmuar kuq si gjaku
lumë pasioni ke brenda teje,
këtu ne ngjajmë më së paku
*
Lule e bukur ti mbush me mall
çdo vajzë që të mban në duar,
unë mallin ia shuaj me zjarr
veç pak ta ndiej që e dua.
*
Vërtetë i bukuri trëndafil
po të sodis me kaq shumë ëndje,
mos u trishto ta them me stil
qafa ime mban erën tënde.
*
Sakaq më hoqe kureshtjen
të ngjashme jemi unë dhe ti,
por qenia ime thyen heshtjen,
unë jam lule me era shpirt.
Please follow and like us: