Mimoza Zymeri: Unë sot u rilinda
Vrava veten time të vjetër
Sepse nuk mund ta shihja tek vuante
Nga mungesa e paditurisë
Për ta njohur të vërtetën.
*
Gjithë këto vite vuajtje, sakrificë
E mund për të tjerët
Duke harruar vetveten.
*
Por unë,
Sot vrava veten time të vjetër
Dhe u ngrita në këmbë
Një shpirt i lodhur nga dhimbjet.
*
Dashurinë që kisha për të tjerët
Ia fala vetes
E këtë ia kisha borxh prej vitesh.
*
Unë sot u rilinda
Si një feniks që ringjallet nga hiri i tij
Dhe fillova t’i shëroja një nga një plagët.
Please follow and like us: