Hubei fillon ndalimin 10-vjeçar të peshkimit në lumin Jance
Disa vite më parë u shpall një ndalim sezonal i peshkimit në lumin Jance, që zgjati disa muaj.
Sidoqoftë, kjo përpjekje ka arritur më pak seç pritej dhe rezerva e peshkut në Jance ka rënë në mënyrë drastike gjatë viteve të kaluara.
Për të mbrojtur më mirë biodiversitetin, autoritetet e Hubeit kanë filluar një ndalim 10-vjeçar të peshkimit në lumenjtë Jance dhe Han.
Qeveria do të ofrojë kompensim, i cili do të mbulojë edhe pajisjet e peshkimit. Deri më tani mbi 260 000 peshkatarë në provincën Hubei kanë ndaluar peshkimin, pasi kanë marrë kompensim.
Jance është lumi më i madh në Azi. Ai ka një gjatësi rreth 6 280 kilometra dhe kalon nëpër 11 provinca të Kinës.
https://albanian.cri.cn/1552/2020/07/06/382s188290.htm
Please follow and like us: