Albspirit

Media/News/Publishing

Një kopje e rrallë e Deklaratës së Pavarësisë shitet për 2.47 milionë dollarë 

Sipas Universitetit të Harvardit, rreth 200 kopje të Deklaratës origjinale të Pavarësisë u prodhuan në vitin 1776. Por kanë mbetur vetëm rreth 20 prej tyre. Në Nju Jork, u zbulua një kopje e re nga koha e shpalljes së pavarsisë. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Elena Wolf, më 24 janar kjo kopje e Deklaratës së Pavarësisë u hodh në ankand nga firma “Christie”.

“Ne i konsiderojmë këto të vërteta si të vetëkuptueshme: që të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë…” këto janë fjalët e famshme në hyrjen e Deklaratës së Pavarësisë. Në kohën e nënshkrimit të saj në verën e vitit 1776, rreth 200 kopje ishin në qarkullim.

Njëra prej tyre u zbulua kohët e fundit në shtetin e Nju Jorkut.

“Kjo u zbulua në një vëllim të botimit të vitit 1782 të “Ligjeve të shtetit të Nju Jorkut”. Është i vetmi dorëshkrim i Deklaratës së Pavarësisë në pronësi private, i shkruar në shekullin e 18-të nga një anëtar i brezit të themeluesve të vendit”, thotë Peter Klarnet, punonjës i shtëpisë së ankandeve “Christie”.

Gjetje të tilla janë jashtëzakonisht të rralla. Sipas Universitetit të Harvardit, ekzistojnë vetëm 26 kopje të shkruara me dorë të Deklaratës së Pavarësisë që ekzistojnë sot, por vetëm kjo përfundoi në pronësi private.

Kjo kopje e rrallë u hodh në ankand nga shtëpia e ankandeve “Christie” më 24 janar në Nju Jork për 2.47 milionë dollarë.

Çdo katër vjet, në janar, pikërisht në kohën e inaugurimit presidencial, shtëpitë e ankandeve “Sotheby” dhe “Christie” organizojnë njëkohësisht ankande për të gjitha llojet e gjërave nga historia amerikane, si gozhda e artë me të cilin Presidenti Warren Harding shënoi përfundimin e hekurudhës së Alaskës dhe një ibrik kafeje prej argjendi nga Bostoni.

“Ibriku i kafesë është nga periudha më e hershme, para revolucionit amerikan, rreth viteve 1770-1775”, thotë Alessandra Merrill, Nënpresidente e shtëpisë së ankandeve “Sotheby”.

Këto objekte janë të gjitha pjesë e ankandit “Americana” dhe sipas Erik Gronning nga firma “Sotheby”, ato ndihmojnë në rrëfimin e historisë së Amerikës.

“Këto gjëra tregojnë se si jetonin njerëzit në Amerikë 200, 300, madje 400 vjet më parë. Këto objekte tregojnë një pjesë të historisë. Ju mund t’i shihni nga afër këto objekte, mund t’i prekni dhe të uleni pranë tyre”, thotë ai.

Ankandi “Americana” sapo u mbyll dhe artikujt për shitje përfshinin shkrime klasike nga autorë si F. Scott Fitzgerald dhe Ernest Hemingway, koleksione të shisheve të rralla të burbonit dhe verës dhe stoli argjendi nga Panairi Botëror i vitit 1893, i mbajtur në Çikago.

Please follow and like us: