Arbiter Elegantiarum – Xhaxhi Xhafka më i sinqertë i të gjitha kohërave!
(senad guraziu – ars poetica, shkurt 25)
… nganjëherë me gjysmë “faqe” tekst mund të sqarohet historia dhe ecejaket e 3 dekadave politike, “pensionistë të të gjitha partive, bashkohuni” – paska klithur i zhgënjyer xhaxhi Xhafka, ja pse nganjëherë më pëlqen të ujdiset grafikisht ndonjë këso “kartoline gjithëpërfshirëse”, me saktësi të mahnitshme historike dhe me elegancë e finesë arbitrare gjysmëfaqja e tij sqaron gjithçka, jo vetëm të tashmën e situatës zhgënjimtare por dhe të kaluarën e 3 mandateve si shpresë e si bindje…
…e qartë se 3 mandate i janë mundësuar Ramës thjesht nga “bindjet politike të 700 mijë pensionistëve”, të cilët (meqë dmth. “pensionistë”, jo të rinj por të moshuar) padyshim janë xhaxhi-hoxhistët më të përbetuar, përndryshe Rama s’do i kishte “mashtruar” : )
(tekstit ia hoqa disa gjëra jashtëkontekstuale, disa fjali… e shkurtova pakëz për hir të kartolinës).