Albspirit

Media/News/Publishing

Sadik Bejko: Lamtumirë Shaban Murati!

Të përcollëm sot deri në varrezat publike të Sharrës. Përgëzoj komunitetin e gazetarëve që t’u gjendën në këtë largim të përhershëm nga kjo jetë. Ti i përket gazetarisë që prej viteve ’70 të shekullit që shkoi. Ke shkruar poezi në rini. I bije kitarës. Teksti yt i këngës së Enver Shëngjergjit, kënduar nga Bashkim Alibali, u ngjit në Festivalin e 11- të RTSH më 1972. Shkrove tekste për këngët e kompozitorit Kastriot Gjini.

Ajo që prej teje do t’i mbeten përherë dijes shqiptare janë librat e tu mbi marrëdhëniet diplomatike të shtetit shqiptar me fqinjët. Ti rrahe ta ngulitësh mundimin se diplomacia është punë prej profesionistësh të kualifikuar, jo e gjithëfarë amatorësh që shpesh hipin e zbresin në zyrat tona të larta të shtetit.

Për turp, sot në varrimin tënd, me ndonjë përjashtim, mungonin pikërisht kolegët e tu të diplomacisë.

Ti ike, por ke bërë vend në dijet e këtij vendi dhe do të mbetesh i paharruar.

Please follow and like us: