Senad Guraziu: Ndihmat Monetare të ShBA për Kosovën dhe Shqipërinë 2001-2024
(infografikë, dhe pak fjalë – senad guraziu, ap, shk 2025)
Siç e dimë, Kosova dhe Shqipëria, që nga kohët më të vështira dhe përgjatë mbi 2 dekada të paqes dhe të mëkëmbjes ekonomike, e kanë gëzuar ndihmën monetare dhe miqësinë e jashtëzakonshme të ShBA. Me qindra e qindra miliona janë vënë në dispozicion si ndihmë direkte, indirekte, si shtytje, si mbështetje për mirëqenien dhe zhvillimin e shoqërive shqiptare. Dhe të gjithë jemi të vetëdijshëm se nëpër ç’kohë dhe “udhëkryqesh” të historisë kanë kaluar Kosova dhe Shqipëria, kështu që mirënjohja e popullit ngelet e përjetshme.
Po ashtu siç dihet tashmë, USAID është në shënjestër të Elon Musk (si shef për kontrollin e eikasitetit e qeverisjes, dhe të planeve për “krasitjen e agjencive federale). Anise USAID dhe Musk madje kanë bashkëpunuar lidhur me ndihmat për Ukrainën, USAID ka bërë biznes të mirëfilltë me kompanitë e Elon Musk, bie fjala i ka paguar mbi 1 milionë $ për kontratat rreth pajisjeve të Starlink (që duhej dhuruar Ukrainës).
Sidoqoftë, buxheti i “ForeignAssistance” të ShBA menaxhohet nga një grumbull agjencish, jo vetëm nga USAID.
Agjencitë më kryesore janë: USAID (U.S. Agency for International Development) / Department of State / Millennium Challenge Corporation / African Development Foundation / Department of the Treasury / Department of Agriculture / Department of Defense / Department of Energy / Peace Corps / Department of Health and Human Services / Department of Homeland Security / Department of Labor… dhe agjenci të tjera.
Disa nga sektorët që mbështeten me ndihmat amerikane janë: Demokracia, të drejtat e njeriut dhe qeverisja / Zhvillimi ekonomik / Mjedisi dhe Ambienti / Arsimi dhe Shërbimet Sociale / Ndihmat Humanitare / Paqja dhe Siguria etj.
Me ndihmat monetare të ShBA, si formë apo si projeksion i “soft power” ndihmohet e gjithë bota, “ForeignAssistance” u ofrohet vendeve të botës me qëllim të mbështetjes së paqes globale, sigurisë dhe përpjekjeve zhvillimore, si dhe si formë e ndihmës humanitare gjatë krizave.
Qeveria amerikane ofron ndihmë për shtetet e botës sepse për ShBA-n ndihma është strategjikisht, ekonomikisht dhe moralisht e domosdoshme, e po ashtu dhe jetike për sigurinë kombëtare.
ForeignAssistance.gov është portali kryesor i qeverisë për publikimin e të dhënave rreth ndihmës monetare të ShBA. Portali shërben si burim qendror për të dhënat buxhetore dhe financiare të gjeneruara nga agjencitë qeveritare të ShBA, të cilat agjenci e menaxhojnë volumin e “ForeignAssistance”, në përputhje me angazhimin e qeverisë së ShBA për transparencë.
Në databazat e portalit figurojnë të dhënat për ndihmat vetëm nga v. 2001 e këndej – me ndihmën e filterimit i veçova ndihmat dhënë Kosovës dhe Shqipërisë përgjatë 2 dekadave, 2001-2024.
[ Ndihmat monetare “ForeignAssistance” të ShBA për Shqipërinë > 2024 – 2001 ]
18.470.118 $ + 38.540.120 $ + 52.403.101 $ + 24.431.577 $ + 54.677.676 $ + 24.403.315 $ + 17.675.447 $ + 28.647.637 $ + 28.279.755 $ + 28.997.326 $ + 26.784.039 $ + 26.688.826 $ + 37.150.619 $ + 27.651.813 $ + 36.961.118 $ + 53.709.674 $ + 30.840.134 $ + 34.569.458 $ + 53.571.750 $ + 43.534.710 $ + 58.085.903 $ + 50.922.586 $ + 42.815.675 $ + 55.716.821 $
[ Ndihmat monetare “ForeignAssistance” të ShBA për Kosovën > 2024 – 2001 ]
253.100.406 $ + 70.347.129 $ + 97.830.378 $ + 56.933.570 $ + 59.171.456 $ + 75.312.441 $ + 51.735.107 $ + 101.637.780 $ + 47.461.911 $ + 53.558.610 $ + 71.920.081 $ + 59.457.313 $ + 29.531.841 $ + 36.245.383 $ + 34.951.772 $ + 58.899.247 $ + 8.275.522 $ + 3.317.909 $ + 1.214.597 $ + 75.030.863 $ + 1.258.332 $ + 412.082 $ + 5.896.000 $ + 83.001.023 $
[ ngjitur grafika: Sky Division, Shkurt 2025 – Burimi: ForeignAssistance.gov ]