Presidenti Zelensky: Duhet krijuar Ushtria e Europës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë thirrje për krijimin e “ushtrisë së Evropës” për t’u mbrojtur nga kërcënimi rus, pasi sugjeroi se SHBA mund të mos i vijë më në ndihmë kontinentit.
Duke folur në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, ai tha gjithashtu se Ukraina “nuk do të pranonte kurrë marrëveshjet e bëra pas shpine pa përfshirjen e Ukrainës” pasi presidenti i SHBA Donald Trump dhe ai rus Vladimir Putin ranë dakord për të filluar bisedimet e paqes.
Në një fjalim të premten, në të cilin ai sulmoi demokracitë evropiane, nënpresidenti i SHBA, JD Vance paralajmëroi se Evropa duhet të “përparojë në një mënyrë të madhe” në mbrojtje.
Zelensky tha: “Unë me të vërtetë besoj se ka ardhur koha, forcat e armatosura të Evropës duhet të krijohen.”
“Dje këtu në Mynih, nënpresidenti amerikan e bëri të qartë [se] dekada të marrëdhënieve të vjetra mes Evropës dhe Amerikës po marrin fund”, u shpreh Zelensky.
“Që tani e tutje gjërat do të jenë ndryshe dhe Evropa duhet të përshtatet me këtë”, shtoi ai.