Albspirit

Media/News/Publishing

Sakip Cami: Nëna kosovare

Nënë moj, e dashura nënë

Vështro pusin ku më kanë shtënë

Më kanë shtënë, më kanë lënë

Vrima-vrima më kanë bërë.

*

Pus më pus nëna vështron

Pas e ndjekin qindra nëna

Nënat varg në Kosovë

Djemtë kërkojnë…

*

Nënë moj, e dashura nënë

Buçet zëri i djalit të saj

Ç’është ky zë që po më ndjek

Thellë nga toka ai po del.

*

Në shumë puse janë groposur

Ah, sikur të kishin ata, një varr

Ndjenjë e dhimbjes do ish sosur

Loti i syrit do ish tharë

*

Por një gjë më lehtëson

Je në pus, je në Kosovë

Do t’i zbras të gjitha puset

Do ta gjej djalin dëshmor.

*

Në mos e gjetsha ç’do të bëj?

Ç’farë t’i them Nënës Kosovë?

Ishte djali, tani nuk është

Bir i nënës me taborrë

*

Po ti më thuaj se ta kam falë

Më thuaj të qëndis flamurin

Më thuaj se malli më ka marrë

Ah, sikur t’i puthja gurin!

*

Nënë moj, e dashura nënë…

Oh sa shumë më djeg meraku

Si ta gjej kur në Kosovë

Të gjitha puset kanë ujë gjaku?!

*

Nënë moj, e dashura nënë

Jo nuk i ka në harresë

Është një shpirt, është një këngë

Është një vaj, është një shpresë…

Please follow and like us: