Elia Zaharia: E shtrenjta Kosovë, Gëzuar Pavarësinë!
E shtrenjta Kosovë, Gëzuar Pavarësinë! Është e pamundur të përshëndes këtë ditë të bekuar pa bashkuar flamurin e shtetit dhe institucioneve me flamurin e zemrës së kombit! Zemra e çdo shqiptari, të cilësdo krahinë, rreh brenda shqiponjës dykrenare dhe gjakut të sakrificave shekullore që e përskuq plot dinjitet. E shtrenjta Dardani, e populluar me trima, qytetarë të talentuar, të mençur e plot vullnet, jam e bindur që kombi ynë do shohë ditë të mrekullueshme ku te gjithë bashkë, pa kufij dhe ndasi, do punojmë e do t’i shërbejmë atdheut tonë me gjithë dashurinë që ky vend i bekuar nga Zoti meriton! Ju mbaj në zemër!
Please follow and like us: