Albspirit

Media/News/Publishing

Ardian Haziri: Koha e të marrëve

Si mëngjesi i frikshëm i Gregor Samsës;

E tillë është ndjenja, metamorfozë;

Koha e të marrëve mban kokën lart;

Me sytë e saj të hapur e djallëzorë.

*

Krenare me veten, është koha e antivlerës;

E poshtër, e ligë, armike, janë epitetet e dijes;

Skëterra ka etje, shumë është e uritur;

Me ngjyrën e territ të saj, do për të na gëlltitur.

Please follow and like us: