“Rusia i propozoi ShBA-së tërheqjen e NATO-s nga krahu lindor”
Sipas një zyrtari rumun, Rusia gjatë bisedimeve në kryeqytetin saudit Riad i ka propozuar ShBA-së tërheqjen e forcave të NATO-s nga krahu lindor që iu bashkuan aleancës ushtarake pas vitit 1997, respektivisht nga Polonia, Hungaria dhe Republika Çeke.
Shefi i shtabit të presidentit rumun dhe këshilltar për mbrojtjen dhe sigurinë kombëtar, Cristian Diaconescu, u tha mediave kombëtare se delegacioni i ShBA-së hodhi poshtë propozimin e Rusisë gjatë raundit të parë të bisedimeve dypalëshe.
Megjithatë, ai theksoi se situata është e paqëndrueshme dhe mund të ndryshojë me kalimin e kohës, duke ngritur shqetësime në disa kryeqytete evropiane rreth mundësisë se Washingtoni mund të konsiderojë një lëshim të tillë si pjesë e një marrëveshje më të madhe të paqes.
“Me sa kuptoj unë, situata mund të ndryshojë nga ora në orë ose nga dita në ditë”, tha Diaconescu.
Moska ende nuk ka komentuar mbi pretendimet e zyrtarit rumun.