Albspirit

Media/News/Publishing

Zana Tako: Gjuhë e fshehtësisë

Gjuhë e fshehtësisë,

më flet me mijra fjalë e humbem brenda tyre.

Të kërkoj në fshehtësinë e mendimit,

në heshtjen e fjalës.

*

Mendon se nuk mund të gjej

atje ku rri fshehur?

*

Fytyrën tënde do e dalloja mes mijra fytyrash.

Zërin tënd do e dalloja mes mijra tingujsh në krijim.

Përqafimin tënd do e ndjeja në çdo qelizë të shpirtit.

*

Unë di ta lexoj emrin tënd mes mijra fjalish e shprehjesh.

Gërmat bashkohen me ritmin e puthjeve të shpirtit,

fjalë që nuk vdes, “të dua!”

Please follow and like us: