Ardian Haziri: Arbëreshët
Kalabria matanë detit na kujton,
Se kujtimin për Skënderbeun, e ruajnë me mall,
Pasardhësit e De Radës dhe Jul Varibobës,
Me këngë, valle dhe me poezi,
Për të bukurën Arbëri.
*
Gjaku ynë i shprishur, andej Jonit e Adriatikut;
Shtëpia e arbërit është e Zotit dhe e mikut;
Aty ruhet gjuha, tradita dhe zakoni i motit;
Aty lartësohet emri i Gjergj Kastriotit.
Please follow and like us: