Senad Guraziu: Votuesit e mençur i zgjedhin liderët e mençur!
(s. guraziu – ap, shk 25 – koment)
…youtube ma serviri një video postuar 8 orë më parë nga Brian T. Cohen, video ku Cohen komentonte rreth Trumpidentit, derisa ky duke folur gjatë CPAC (Conservative Political Action Conference)… nuk e pashë më gjatë se nja 2 minuta (ehuuu sepse kush ka nerva ta dëgjojë Trumpin më gjatë se aq : )
…ashtu-kështu koka më është mbushur “konservativizëm” aq sa s’ka më, absolutisht njësoj sikur një hangar të madh për Jumbo-jets ta mbushësh me kashtë, jam duke u marrë me leximin e 900 e kusur faqeve të “Project 25”, ka mbi 10 ditë që e kam shkarkuar nga The Heritage Foundation por ende s’kam mbaruar me leximin (dmth. e pata shkarkuar duke u bërë “anëtar fals” i Heritage, përkrahës fals i konservativistëve të Amerikës, anëtar pa qenë amerikan fare, gjoja duke i përkrahur politikat e Trumpidentit, duke u shtirur patriot amerikan – duke e regjistruar email-adresën, përndryshe pa adresën linku i shkarkimit nuk funksiononte, dhe jo vetëm sipas meje por e gjithë bota mbarë e di se “Project 25” dhe gjithçka e Heritage Foundation është agjenda, vizioni i supremacisë amerikane, podiumi politik i Trumpidentit, i Elon Musk dhe i të gjithë konservativistëve “suprematikë” të Amerikës – andaj dhe mund ta “kuptoj” pse duheshin 900 faqe, e jo psh. nja 200 faqe, sipas meje edhe 200 do ishin të mjaftueshme, por okidoki, puna është ashtu siç është…
…dhe, të kthehem tani tek videoja, ndërsa i “mrekulluar” nga disa gjëra të fjalimit të tij, derisa po çuditesha që masa në blu-sallën madhështore i duartrokisnin “stupid-itetit trumpidencial” : ) lëvizi “screen” dhe m’u shfaq numri i komenteve, kishte afro 9000 komente, 2 komentet në krye që u prinin 9000 komenteve ishin si vijon, komenti nr. 1 ishte:
“The bigger idiots are those cheering and applauding in the crowd” (idiotët më të mëdhenj janë ata nga masa me brohoritjen e me duartrokitjen e tyre), ky koment i kishte 4.600 “lajka” : )
dhe komenti nr. 2 ishte:
“Ignorant citizens elect ignorant leaders. It’s as simple as that.” – George Carlin, ky koment i kishte 4.900 “lajka” – dmth. komentuesi aludonte të ketë thënë kështu shakaxhiu amerikan George Carlin (1937-2008, komedian, aktor dhe publicist amerikan), e qartë “qytetarët e mençur i zgjedhin liderët e mençur…” : )
…sa për vete, të njëjtin mendim kam dhe vetë, psh. ka kohë jam duke pritur për rezultatet e zgjedhjeve shqiptare dhe të atyre kosovare, jo se më interesojnë politikisht por është diç si “barometër” i masave (i popullit), pa hë… sikur them mëvete sa herë vijnë zgjedhjet, të shohim kësaj radhe sa të mençur do jenë votuesit shqiptarë, gjithmonë sikur më pllakos njëfarëlloj mosdurimi, njëfarë “nervoze e tendosur”, sikur njëfarëlloj kureshtie e çuditshme më kaplon dhe s’më pritet derisa t’kenë përfunduar kampanjat zgjedhore – ku di, s’e kam idenë përse, ndoshta mund t’jetë ndonjë lloj “patriotizmi” i panjohur shkencërisht, të cilin ende s’e kanë studiuar psikologët por ja që ekziston, dmth. herët o më vonë do dihet dhe për të : )
videoja në fjalë:
[ https://youtu.be/eXZe2xvNfu4