Albspirit

Media/News/Publishing

Uroj që kosovarët ta marrin seriozisht mesazhin e Jeffrey Sachs!

Jeffrey Sachs -“Duhet të sillemi si të rritur (jo si fëmijë)”!
s. guraziu – ap, shk 25 – koment, vërtet uroj që kosovarët ta marrin seriozisht mesazhin e Sachs, skajshmërisht seriozisht…

“…në thelb duhet të sillemi si të rritur (jo si fëmijë), dhe kur them vazhdimisht se ata (politikanët) po sillen si fëmijë, Sonia gjithmonë më thotë se ky pohim është padrejtësi për fëmijët, sepse (politikanët) janë duke u sjellur më keq se fëmijët…” : )

…dhe vallë si mund të quhet “pjekuri” sjellja politike e Trump ! (si shembull dmth.) – dje, në mes të Parlamentit të BE-së, jo para mikrofonave të rrugës as nga blog-videot private të jutubistëve, por nga “zemra politike” e BE-së, dje amerikani Jeffrey Sachs ia nisi mesazhin Evropës, dhe mbarë botës, por veçanërisht Ukrainës, pastaj shteteve baltike si Estonia e Lituania, e edhe Kosovës (sepse dhe Kosova është Evropë, uroj politikanët kosovarë ta marrin seriozisht mesazhin e Sachs), nëpërmjet citatit të Henry Kissinger “t’jesh armik i Amerikës është rrezik, por t’jesh mik është (po ashtu) fatalitet”… Sachs aludonte se nuk duhet çuditur, Amerika tek ashtu mund t’i lërë në baltë miqtë tradicionalë – vërtet uroj që kosovarët ta marrin seriozisht mesazhin e Sachs, skajshmërisht seriozisht…

…videon dje e postova tek blog faqja personale [ https://letrat.eu/?p=16940 ], brenda një dite të vetme (aty ku ishte në Youtube) i kishte arritur mbi 1 milionë vizita, andaj më vjen keq që portalet shqiptare të Internetit sikur nuk e marrin parasysh dinamizmin e lajmeve multimediale të së tashmes, e kam fjalën që lajmet tutje s’janë patjetër vetëm si “tekste” as si foto… por janë dinamizëm multimedial, e kuptoj që për video e për foto duhet paguar më shumë për hostingun… e kuptoj se grafikat dhe multimedialiteti i rritë shpenzimet e tyre, por është e dhimbshme sepse krijohet përshtypja fals, krijohet përshtypja që nuk është, thuase portaleve në shqip u paska ngelur “ora diku në të kaluarën”, dhe kjo nuk është e vërtetë, mirëpo pothuaj kurrë nuk i lidhin videot (anise e kuptoj që anglisht janë, dhe audiencës shqiptare anglishtja, gjermanishtja, frëngjishtja… u duken të “largëta”, por sidoqoftë videot e tilla e ngërthejnë të vertetën, spontanizmin, objektivizmin e çastit kontekstual, të cilën përparërsi audiencat e përthithin direkt, videot kanë pothuaj gjithmonë dhe titra, diçitura, janë të lidhura tashmë me IA-shërbimet instante, mund të përkthehen në iPhone tashmë dhe vetëm duke e pyetur Siri-n etj etj.

…nëse gjeni kohë patjetër shiheni këtë video (nëse nevoja përdoreni dhe google translate), sepse fare lehtë të gjitha lajmet që i kanë postuar gjatë dy viteve të fundit portalet, TV-t, mediat e 2 shteteve shqiptare, gjithcka që është thënë në ato lajme shqip, gjithe thelbin e “vërtetësisë” së atyre lajmeve 2-vjeçare… mund ta “ngertheje” kjo video e vetme 10-minutëshe : ) e di, tingëllon e tepruar, por e pata me gjithë mend, më shumë të “vërtetë” ka në këtë video se në lajmet e 2 viteve shqiptare bërë së bashku, sorry e vërteta nganjëherë mund të shijojë e “hidhur”, mund të duket e pahijshme, e rëndë, arrogacë e shëmtuar, sarkazmike, ironi e zverdhur.. por s’kemi ç’bëjmë, e tillë jeta – tekefundit, thjesht kujtohuni për Trumpidentin, për realitetin trumpidencial dhe lehtësohet sadopak, kjo që sapo thashë (edhe nëse duket e pasaktë) mbase kapërdihet më lehtë : )

(Jeffrey Sachs’ Address at the EU Parliament) – We need to behave like grown-ups!
https://youtu.be/ZUbBU0OqCgE ]

“…basically we need to behave like grown-ups and when I constantly say that they’re acting like children, Sonia always says to me that’s unfair to children, because this is worse than children…”

Please follow and like us: