KQZ do shqyrtojë kërkesat e 11 partive të reja, për regjistrim në zgjedhjet e 11 majit 2025
Ditën e nesërme Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të shqyrtojë kërkesat e 11 partive të reja, të cilat kanë dorëzuar kërkesën në KQZ për t’u regjistruar për garën elektorale të 11 majit 2025. Mes 11 këtyre partive, kërksat e të cilave pritet të shqyrtohen nesër, bëjnë pjesë edhe ‘Djathtas 1912’ i Enkeljd Alibeaj, dhe ‘Koalicioni Euroatlantik’ i Lulzim Bashës. Kërkesat që do të shqyrtojë nesër KQZ janë:
- “Aleanca Demokracia e Re”, me Kryetar z. Edmond Stojku.
- “Aleanca Demokratike Shqiptare”, me Kryetar z. Eduart Abazi.
- “Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë”, me Kryetar z. Rivelino Çuno.
- “Partia e Reformave Demokratike Shqiptare”, me Kryetar z. Krenar Rryçi.
- “Aleanca Arbnore Kombëtare”, me Kryetar z. Gjet Ndoj.
- “Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet”, me Kryetar z. Gaqo Apostoli.
- “Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar”, me Kryetar z. Selami Jenishehri.
- Partia “Ardhmërija Shqiptare”, me Kryetar z. Emin Subashi.
- Partia “Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane”, me Kryetar z. Valentino Mustaka.
- “Djathtas 1912”, me organ drejtues “Kolegji Politik”.
- “Koalicioni Euroatlantik” me Kryetar z. Endri Hasa.
Please follow and like us: