NATO ngre avionët luftarakë në Poloni si përgjigje ndaj Putinit
NATO ka aktivizuar avionët e saj luftarakë në Poloni sot, pas një vale sulmesh ajrore dhe përdorimi të bombarduesve strategjikë nga Rusia kundër Ukrainës.
Ky hap vjen në një kohë kur presidenti rus, Vladimir Putin, ka insistuar se dëshiron një paqe të shpejtë, pavarësisht se ka intensifikuar përdorimin e forcës ushtarake.
Komanda e Operacioneve të Forcave të Armatosura të Polonisë ka bërë të ditur se, për shkak të aktivitetit të intensifikuar ajror nga Rusia, aviacioni ushtarak polak ka nisur operacione në hapësirën ajrore të vendit.
Gjithashtu, janë aktivizuar sistemet e mbrojtjes ajrore dhe radarët për të monitoruar situatën.
Komanda Operative e Forcave të Armatosura Polake shkroi këtë mëngjes se ishte gati “për një përgjigje të menjëhershme”. Kërcënimi tani ka kaluar, me përfundimin e sulmit rus.
Kjo ngjarje vjen vetëm një ditë pas një fluturimi demonstrues të një bombarduesi amerikan B-52, që kaloi më pak se 80 kilometra nga kufiri rus.
Ky fluturim ishte një mesazh i fuqishëm për forcimin e pranisë ushtarake të SHBA në Evropë, në përvjetorin e tretë të pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Avioni B-52 u shoqërua nga avionët luftarakë F-35 dhe F/A-18, dhe fluturoi mbi shtetet e NATO-s, teksa një parade ushtarake në Estoni përkujtonte Ditën e Pavarësisë së vendit.
Tensionet në rajon vazhdojnë të rriten, ndërsa përpjekjet për paqe mbeten të pasiguruara.