Albspirit

Media/News/Publishing

Senad Guraziu: Kosova është dhe ngelet përjetshëm mirënjohëse ndaj SHBA!


Ars Poetica, Shkurt 2025

Siç e dimë, postimi i z. Grenell në X (Twitter) për Kryeministrin Kurti, nuk ishte aspak për lakmi. Në fakt mozomokeq, e megjithatë mediat shqip sikur s’i kanë dhënë aq “rëndësi”. Ndoshta pakëz dhe nga “inati”, mbase të gjithë ata që gravitojnë rreth sofrës politike të Kurtit, thjesht i anashkalojnë gjërat negative, nuk i përmendin, qëkur ashtu-kështu s’mund të ndryshohet gjë. E thotë “Amerika”, e kryer, e vulosur, ankohu ku të duash, s’ndryshon gjë.
E dimë po ashtu që Obama do bëhej i “pari” President zeshkan, para tij Znj. Albright (ndjesë pastë) do ishte e “para” femer Sekretare e Shtetit, edhe z. Grenell do bëhej homoseksuali i parë i Kabinetit, në Historinë e ShBA ! Kur është fjala për z. Kurti, jo dhe aq larg në kohë, Richard Grenell pati shkruar si vijon:

[ cit.] “Kam shumë miq në Kosovë dhe Shqipëri… dhe shumë miq në Serbi, dhe në mbarë rajonin.
Administrata e Trump ka punuar dhe do vazhdojë të punojë drejt paqes për të gjithë në Ballkan.
Por ne kemi nevojë për partnerë të besueshëm.
Qeveria Kurti nuk ishte e besueshme as gjatë mandatit të parë të Trump, as gjatë mandatit të Biden. Si republikanët ashtu edhe demokratët e kanë kritikuar vazhdimisht Kurtin për ndërmarrjen e veprimeve të njëanshme që e destabilizojnë rajonin. Njësoj edhe BE-ja dhe NATO-ja.
Bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Kurtit.
Kompanitë amerikane po zgjerohen në Shqipëri dhe Serbi por nuk po zgjerohen në Kosovë për shkak të Kurtit.
Kurti ka qenë dhe kundër çdo ideje të SHBA ofruar nga presidentët Clinton, Bush, Obama, Biden dhe Trump.
Retorika e përdorur nga Kurti tani, duke pretenduar se është afër SHBA-së. dhe më mirë se të gjitha qeveritë e tjera të Kosovës, është absolutisht e rreme. Mos u mashtroni”.[ fund i citimit.]

***
Siç dihet, historia amerikane (qoftë dhe vetëm ajo “presidenciale”) është, ishte dhe gjithmonë ka qenë mjaft e ububushme dhe interesante. Por sidomos historia “presidenciale” përherë aq interesante, kjo e presidentëve pothuaj sikur është kategori mëvete e historisë. Madje ShBA e ka një faqe enkas për këtë punë, për historinë e presidentëve.

Po ashtu, siç dihet (në kohët më të reja të historisë) emërimi i Richard Grenell nga z. Trump në një pozicion të kabinetit qeveritar do e bënte atë personin e parë homoseksual në historinë kabinetike të ShBA, personi i parë “gej” që ta ushtrojë një detyrë të tillë. Dhe kështusoj histoia e ShBA u pasurua dhe me një detaj më tepër, specifik. Kabineti është organi kryesor zyrtar këshillues i Presidentit të ShBA. Zyrtarët e Kabinetit në përgjithësi takohen me Presidentin në një dhomë fare afër, aty ngjitur me Zyrën Ovale, të Shtëpisë së Bardhë.

Pata lexuar se z. Grenell identifikohet vetë si i krishterë dhe se partneri i tij homoseksual është Matt Lashey. Në rregull kjo puna e “partnerëve”, por hm… mos vallë homoseksualët na qenkan më besnikë se (ne) heteroseksualët. Supozoj s’ka si dihet kjo punë, ehuuu mund t’i ketë patur më shumë Mat-a, ku e ditkan ata që shkruajnë artikuj se vetëm 1, ku e ditkan se Grenell na paskësh qenë homo-partneri fort besnik i Mat-it.

Aq strikt dhe aq saktë, vetëm 1 Mat dhe asnjë aventurë, asnjë tradhti, vallë si mund t’jenë aq të sigurtë, thuase ia paskan mbajtur “fanarin”.  Thuase se dhe Trump vetëm 1 Melania, vetëm 1 të vetme, kurrë s’ka prekur asnjë femër tjetër. Kot i pati shpenzuar me miliona për spektaklet e “Miss Universe”. Ehuuu (se desh më nxorën jashtë temës) por nganjëherë vërtet s’i kuptoj artikullshkruesit, thuase edhe Trump (ngjashëm si Berluskoni dikur), edhe Grenell na qenkan fort të besueshëm sa i përket “partneritetit” : )

***
Anyways… se u hutuam pakëz – nëse e kujtojmë sadopak historinë tonë, Grenell dikur do i bënte presion Kurtit 1 që ta pranonte një marrëveshje të favorshme vetëm për Serbinë (e shkrova këtë, sipas fjalëve të Kurtit), jo dhe për Kosovën, duke përfshirë heqjen e tarifave, opsionin për shkëmbime territoresh me Serbinë etj. Grenell madje do kërcënonte publikisht për tërheqjen e paqeruajtësve amerikanë nga Kosova.

Dhe kështu dmth. z. Grenell pati kontribuar rreth largimit (ose rrëzimit) të Kurtit 1, si rrjedhojë duke nxitur protesta nga mbështetësit e Kurtit (votuesit e zhgënjyer kosovarë e patën zgjedhur Kurtin me shpresën për ta luftuar korrupsionin). Ndërsa tani Grenell do kontribuonte në “zhgënjimin” e Parlamentit dhe kosovarët sakaq do ia shpallnin “mosbesimin” Kurtit. Pasojat gjithmonë thuase “kauzale”, zinxhirore, e sidomos çështjet politike ashtu janë, e sidomos nëse në to ka “gisht” Amerika, thjesht mos pyet.

Sipas Joanna Kakissis (NPR – Radio Publike Kombëtare Amerikane, transmetues publik me seli në Uashington, NPR shërben si një sindikator kombëtar për rrjetin prej më shumë se 1000 radio-stacionesh publike në ShBA), qasja e Grenell ishte mjaft joortodokse rreth zgjidhjes së mosmarrëveshjeve ballkanike. Kakissis pati thënë se Grenell ka ushtruar presion të jashtëzakonshëm ndaj qeverisë së Kosovës. Dhe se Kosova, një vend kryesisht me përbërje etnike shqiptare të besimit mysliman, është vendi më pro-amerikan në botë.

Z. Kurti i pati thënë NPR-s se Grenell e shtynte Kosovën për koncesione, duke u bërë presion kosovarëve që pa kushte t’i heqin tarifat ndaj mallrave serbe, si dhe ta konsiderojnë opsionin për shkëmbime tokash me Serbinë. Atëbotë as Grenell dhe as Departamenti i Shtetit nuk do t’komentonin (pyetur nga NPR) lidhur me pohimet e Kurtit. Dhe meqë, nëse apo kur dikush nuk përgjigjet, nëse i shmanget demantimit, atëherë nga NPR-ja fjalët e Kurtit thjesht qenë marrë si të vërteta. Sa për neve, e lehtë t’i besonim fjalët e Kurtit, o t’mos i besonim, por dmth. thelbi ishte se duhej të besonin amerikanët.

Sipas Kakissis, Kurti pati thënë se Grenell thjesht e dëshironte një “fitore të shpejtë të politikës së jashtme” për Presidentin Trump. Dhe kur Kurti do e bllokonte synimin e Grenell, synim që sipas Kurtit nuk ishte as i volitshëm as konstruktiv por i dëmshëm për Kosovën, ShBA do e stoponte ndihmën për zhvillim të Kosovës. Grenell gjithashtu do e ripërsëriste thirrjen për shqyrtimin e tërheqjes së paqeruajtësve nga Kosova.

Nëse administrata e Trump me direktivat e vetë z. Grenell ta kthejnë shpinën, nëse përballesh me një presion të tillë “unfair”… s’ka si t’jetë shenjë e mirë, me gjasë diç s’është në rregull. Ja rasti i mirëseardhur i bujës opozitare kosovare dhe i intervenimit parlamentar, ja momentumi i Parlamentit të Kosovës për t’votuar dhe për ta larguar Kurtin. Siç e dimë, ishte Kurt-shkurt, për aq shkurt, ishte seç na ishte, dhe tani tutje s’do ishte.

Vendimi parlamentar do i hutonte mjaft votues kosovarë, të ngratit s’e merrnin vesh as ngutulushizmin e Parlamentit, sikur që dhe s’e kuptonin as “reaksionin” amerikan… ç’ne kjo me Amerikën, çfarë e lënduam, ku e prekëm sedrën e saj. Apo ndoshta ec e merri vesh gej-diplomatikat që më shumë “flejnë në Beligrad” sesa n’Prishtinë. Por populli e patën votuar Kurtin për arsye të platformës së tij kundër korrupsionit. Sipas popullit, ky ishte ai “kanceri” që duhej luftuar, kjo ishte sëmundja e politikës kosovare, korrupsioni ishte ai virusi kancerogjen që e paralizonte zhvillimin e Kosovës.

Për votuesit e demokracisë kosovare Kurti ishte i besueshëm, i papërrvojë me qeverisjet por sadopak i besueshëm, më i besueshëm se tjerët liderë të partive. Sapo e patën votuar, sapo ia pati nisur punës… misionit fisnik për ta grushtosur korrupsionin, madje ende s’i pati lexuar mirëfilli as rregulloret e letrat e qeverisjes, ishte që në nisje dhe populli i beson votat e veta, sovrani ashtu me kokrra e me vota e thotë “besimin” e vet, demokracia ashtu e kërkon.

Por ja që sipas Grenell s’ia vlente, populli i Kosovës me votat e veta do jetë mashtruar, Kurti ishte i “pabesueshëm”. Mjaft ironike, sepse ekzaktësisht njësoj trumpetonte dhe Vuçiq, edhe ky gjithmonë e ka të vështirë “besimin” ndaj Kurtit, edhe për Vuçiqin Kurti ishte dhe ngeli i “pabesueshëm”.

Grenell madje çuditej që as Kurti s’i besonte Vuçiqit, s’e kishte idenë Grenell që kosovarët ashtu-kështu e kanë më të vështirë t’u besojnë serbëve (sesa që vlen anasjellëza). Sepse ishin agresori, sepse nacionalizmin e tyre e njeh i gjithë Ballkani, mbarë Evropa e edhe bota, sepse ata i masakruan shqiptarët disa herë gjatë historisë, për një shekull i shtypën, i robëruan, ua shkelën me kulturë e me gjithçka etnike.

Vallë si u besuakan tek ashtu pasardhësit nacionalistë, ndjekësit gjoja të “moderuar” politikë të Millosheviqave (patjetër se “moderohesh” pas 3 muaj bombash, pas sanksioneve ulimative, dhe kur e sheh se e gjithë bota kundër teje). Ata madje as nuk turpërohen, ende s’kanë kërkuar falje as për luftën e fundit, për shfarosjen e për zjarret, për dhunimet e për vrasjet, për tentativat e pastrimit total etnik të Kosovës.

Dhe Grenell s’di gjë, s’e ka idenë sepse “background-i” i tij atje në Amerikë ishte paqësor, ishte qetësi sëpaku që nga Lufta Civile… dikur me konfederalistët. E saktë që Amerika bën luftra, por i bën diku larg Amerikës, luftrat e Amerikës gjithmonë janë “tejoqeanike”, sepse Amerika rrethohet nga oqeanet. Edhe japozezët madje dikur kur patën sulmuar në Pearl Harbour e patën bërë tinëz dhe patën “ikur” andej diku në skaj të oqeanit. Ishte Amerika që i pati “ndjekur”…

Grenell s’di gjë sepse ishte i ri, ishte tepër “axhami” që ta kuptonte politikisht dhe seriozisht historinë ballkanike. Atëherë kur pati intervenuar NATO-ja e Amerikës me tomahwk-a për 3 muaj rresht Grenell s’ishte askund, përveç se një “gej-djaloshar axhami”! Pastaj kur e pati fituar simpatinë e Trump, sa herë e vizitonte Beligradin (i dërguar special) në cilësinë e diplomatit, ndoshta ato gej-baret e Beligradit e mahnisnin, Beligradi metropol madhështor, në kohën kur Trepça ishte “gjallë” Beligradi pothuaj sikur shtyhej me Nju Jorkun sa i përket “metropolizmit”, ndoshta servilantët e Vuçiq ia servirnin lloj-lloj njohjesh gej-politike, e përcillnin me lloj-lloj suitash në stilin ” a la Las Vegas” : )

Ç’është më e keqja e “ironisë” i bie se një grimë kontribut, tërthorazi për rrëzimin e Kurtit e pati “kontribuar” dhe Vuçiq. Kurti atëbotë do e quante rrëzimin e tij diç si një “grusht shteti parlamentar” të mbështetur nga Grenell. Ndërsa “analistët” politikë të partive tjera kosovare, natyrisht, thoshin se kosovarët kanë rezerva për mënyrën si administrata e Kurtit i trajton aleatët e Kosovës. Analistët e partive tjera madje vazhdojnë dhe sot e kësaj dite me pohimesh të tilla.

Pse jo, le t’vazhdojnë, por është e dhimbshme t’mos e ruash objektivitetin, nëse i verbuar nga ambicjet politike ashtu i bën dëm vetë popullit dhe atdheut. Kosova sa një ranç i Bush-it n’Teksas por ja që dhe kosovarët i kërcënon “kushtëzimi” politik i Amerikës, sa herë ndërrohen administratat. Jo se vjen Elon Musk në Kosovë (si shef i DOGE) dhe na i shkarkuaka politikanët e “papërshtatshëm”, por pothuaj njësoj si ajo “hyp se t’vrava, zhdryp se t’vrava”. Sikur atë “shije” kanë ndërrimet e administratave amerikane, sepse ec e kuptoji, ec e merri vesh gej-diplomatikat që më shumë “flejnë në Beligrad” sesa n’Prishtinë.

Sidoqoftë, të njëjtin Grenell, atëbotë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në Shtator 2020 do ta nderonte me “Medaljen e Meritave”, motivimi ishte: për kontributin rreth “normalizimit ekonomik” mes Kosovës dhe Serbisë.

Meqë Kurti nuk pati “vallëzuar sipas muzikës së Grenell” – ndërsa ky s’ishte “kushdo” por diplomat i fuqishëm, i dërguar special i Amerikës, do insistonte, do bënte presion. Parlamenti i Kosovës do ta largonte Kurtin e “papërshtatshëm”, dhe Grenell do ta organizonte një samit të ri në Shtëpinë e Bardhë. Më 4 Shtator 2020, Presidenti serb Vuçiq dhe Kryeministri atëbotë i Kosovës z. A. Hoti e nënshkruan marrëveshjen ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë. Ceremonia e nënshkrimit pati qenë në Zyrën Ovale të Presidentit Trump.

Presidenti Thaçi madje e pati lavdëruar z. Grenell për “arritjen e asaj që të tjerët nuk e kishin arritur – atë që të tjerët nuk mundën ta bënin, z. Grenell e bëri shpejt, mirë dhe saktë”. Anise nuk qe nderuar vetëm Grenell, edhe dikush tjetër pati marrë Medalje, por dhe vetë Presidenti Trump do nderohej nga Presidenti Thaçi, me nderimin më të lartë të Kosovës.

Në Shtator 2020, Thaçi do deklaronte: “Në emër të popullit të Kosovës, kam nderin t’i jap Presidentit Donald Trump “Urdhrin e Lirisë”, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij personal për lirinë e Kosovës, forcimin e paqes dhe pajtimit në rajon. E përjetshme është lidhja me Kosovën dhe SHBA-në.”

Besimi i z. Thaçi atëbotë madje ishte se Presidenti Trump mund të ndërmjetësonte dhe për një marrëveshje përfundimtare politike rreth njohjes reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Problemi me “besimin” e z. Thaçi është se Trump s’do ishte tutje President, do i humbte zgjedhjet e veta atje në Amerikë. Presidenti Trump si “boss” dhe z. Grenell do e rrëzonin Kurtin, do e shpallnin të “pabesueshëm”, të “jobesueshëm”, por s’do e fitonin as vetë “besimin” e Amerikës. Siç na e thotë historia, vetëm 3-4 muaj më vonë, më 20 Janar 2021 mandati i Trump do mbaronte, dhe dmth. s’do ishte më as z. Grenell ndonjë “diktator” i diplomacisë kosovare.

Artikulli i NPR (që e cekëm më lart) madje quhet “Si ndihmoi një diplomat i Trump për ta rrëzuar qeverinë e Kosovës”. Dhe nëse këtë gjë e thotë NPR-ja e 1000 radio-stacioneve amerikane, atëherë vallë si është e mundur t’mos e besojnë kosovarët! Dhe çfarë ka këtu t’mos “besohet”, o Trump ka ngelur pa “bojën politike” o kush tjetër vallë! I doli boja e madje dhe ndryshku.

Ndërsa nga ana tjetër, nëse Grenell si një gej-diplomat i Amerikës deklaruaka në Twitter “Kurti i pabesueshëm”, vallë duhet prapë që të shkilet demokracia e Kosovës, demokracia e sovranit (duke e përdorur trysninë dhe marionetat e Parlamentit kosovar), vallë duhet prapë të përbuzet vota e popullit… vetëm e vetëm sepse ashtu thotë z. Grenell, si një gej-servilant i Trump?!

Patjetër z. Grenell do ketë “shumë miq në Kosovë dhe Shqipëri… dhe shumë miq në Serbi, e po ashtu dhe në mbarë rajonin”, pikërisht siç ka deklaruar ai vetë në Twitter. Por miqësitë e tij mund t’jenë privatizma, s’kanë asgjë t’bëjnë me interesat e popullit të Kosovës. Më mirë se vetë populli askush s’i njeh interesat e popullit – populli i njeh interesat e veta, populli e thotë me ndihmën e votave. Populli i përvuajtur dhe me shekuj i shkelur i Kosovës asgjë s’përfiton nga privilegjet që ju z. Grenell ia falni diplomacisë serbe.

Pra, me miqtë e shumtë të Beligradit, të Tiranës e të Prishtinës z. Grenell le t’shkojë o në Kara-ibet (meqë më afër Amerikës) o në Palma de Mallorca (të Evropës), le të kënaqen ku të duan. Të gjithëve tashmë z. Musk ua paguan saunat, masazhet, plazhet, madje qoftë nevoja dhe ekskurzionet në Mars. Atij s’iu dhimbsen mbi 150 milionë $ për ta “siguruar” fitoren e Trump… e t’na kursejë gjoja për ca pushime ekzotike në Mallorca, as që bëhet fjalë.

Dmth. i lutemi Presidentit Trump dhe diplomatëve të vet t’mos na i përbuzin votat e popullit, i lutemi Amerikës ta respektojnë demokracinë dhe miqësinë e sinqertë të shqiptarëve. I lutemi zotit Grenell t’mos i përbuzë vetë zemrat e bardha të Presidentit Klinton, të William Walker, të Sekretares Albright etj. etj. të aq shumë të tjerëve. Kjo e fundit, Znj. Madeleine Albright ishte madje e para femër t’i shërbente Madhështisë së Amerikës në postin e Sekretares së shtetit.

Ju z. Grenell u bëtë gej-diplomati i parë në historinë kabinetike të Amerikës (historia deshi, ju bëri), dhe kjo është histori legjitime për lakminë e vet, është dëshmi e avancimit, për të cilën gjë padyshim dhe juve vetë ju është ngrohur zemra. I qe ngrohur zemra dhe Presidentit Obama, kur për herë të parë në historinë e Amerikës, një burrë mjaftueshëm zeshkan (një negro-burrë si çokollatë – do thoshte Berluskoni) u bë President. Vallë ku ka Amerikë më t’madhe se kaq, kur ka patur ndonjëherë në histori?!

Andaj ju lutemi mos e shkilni, mos e përbuzni madhështinë e Amerikës. Edhe ju z. Grenell i “pari”, edhe z. Obama i “pari”, ndësa Znj. Albright pati qenë Sekretarja e parë femër, edhe ajo e “para”. Sekretarja… që ia fali shpresën dhe mbrojtjen një populli të shkelur e të përvuajtur, i qoftë plot dritë rruga e amshimit, humanistja e thjeshtë e Amerikës së Madhe, Sekretaren të cilën një popull i tërë e mban ngrohtë në zemrën e vet. Populli zemërbardhë i Kosovës është dhe i ngelet përjetshëm mirënjohës Amerikës, për lirinë, për miqësinë dhe për gjithçka të shtrenjtë e të shenjtë.

Please follow and like us: