Fritz Radovani: 2 Mars 1925 – 2 Mars 2025, Ahmet Zogu vret Luigj Gurakuqin!

GJON KAMSI, 30 Prill 1894 – 7 Mars 1992
2 MARS 2025… PLOT 100 VJET…
■Atdhetari Gjon KAMSI asht lé në Shkodër më 30 Prill 1894. Asht kenë laurue në Bari të Italisë, Doktor i Shkencave Ekonomike… Trashigoi të gjitha cilsitë atdhetare dhe kulturore të familjes sa shekullore Kamsi, e njohun njëheri me Historinë e Gjergj Kastriotit.
■Asht ndër Figurat ma të Nderueme të Shtetit Shqiptar që në formimin e tij me 1912.
■Tek Emni i Gjon KAMSIT gjejmë Atdhetarin e flaktë, Shqiptarin e pastër, Burrin Trim, Shkodranin e pashoq, Fetarin e pervujtë, Ekonomistin e përgatitun, Etnografin e persosun, publicistin e zjarrtë, familjarin model të Shkodrës dhe mbi të gjitha këto veti:
Guximtarin e pathyeshem deri në Vetflijim për Atdheun e Mikun e vet Luigj Gurakuqi!
■Kush ishte Burri i heshtun Gjon KAMSI..?!
■E po, mos t’ ishe ti o Gjon KAMSI, me i tregue “etnografëve” të Festivalit Gjinokastrës se kostumet Kombtare të Veriut janë ndrye ndër arkat e grave Shkodrane, edhe sot nuk do të njihshim bukurinë e portretit të Motres Tone, se kujt i përket veshja e saj!
■E po, mos t’ ishe ti o Gjon KAMSI, edhe sot Vajzat e Shkodrës nuk do të dinin si do të vishen ato vlera të pakrahasueshme kombtare e të vjetra sa vetë Rrozafa e Teutës…
■E po, mos t’ ishe Ti o Gjon KAMSI… Kush do ta thonte të vërtetën…Akademikët zyrtarë?!
■E po, mos t’ ishe ti o Atdhetari trim Gjon KAMSI, vrasja e shqiptarit demokrat ma të madh të Shekullit XX, Luigj Gurakuqi, do të “shkruhej” si Monumenti i Vlonës së 1912, apo “maozoleumet” e tradhtarëve vrasës në shërbim të Pashiqit, Titos e Rankoviqit…
■E po, mos t’ ishe ti o shkodrani Gjon KAMSI, me na sjellë këmishën e Luigjit të lame me gjak dhe dokumentin e shkruem me emnat e vrasësve tradhtarë t’ Atdheut…
■Si do të shkruhej Historia e vertetë o, Atdhetari Gjon KAMSI?!..
100 VJET…
Edhe SOT… “dorasi” i porositun i Ahmet Zogut, i kërkon “mbrojtje”…
Askush nuk e xen me gojë të Vërteteë!!
“Kerkoj mbrojtje, dërgoni të holla, ndërmjetsoni për pshtim pranë Qeverisë Italjane.
– Pyetnij Çatin Saraçin ku asht…? “besa” Ndihma!…
Baltjon Stambolla – Carceri Giudiziarie Bari.
Shkeqësisë Tij Ahmet Zogu Tirana (Albania)
Shkelqësisë Tij Ceno Beg Jakova (Gjakovë)”
Çatin Saraçi Hotel de la Ville…”

Kjo asht fotokopje e origjinalit të letrës së Baltion Stambollës, e ruejtun nga Shkodrani Atdhetar Gjon Kamsi, sot në Muzeun Historik Shkoder. (Foto 2009).
Vlera e Dokumentit qendron tek ruejtja e tyne!
Melbourne, 1 Mars 2025.