Albspirit

Media/News/Publishing

Çmimet Oscar: “Anora” fiton 5 statuja, zhgënjim për Demi Moore

“Anora”, historia e një punonjëse seksi në New-York, e cila tenton të krijojë një jetë të re kur martohet me një klient të pasur rus, fitoi pesë çmime Oscar, duke përfshirë edhe Oscarin e lakmuar për filmin më të mirë. Filmi u nderua edhe me Oscar për regjinë më të mirë, Oscar për montazhin më të mirë dhe Oscar për skenarin më të mirë origjinal.

Për regjisorin Sean Baker ky ishte një rekord më vete pasi fitoi më shumë çmime Oscar në një vit, duke e krahasuar atë me Walt Disney i cili fitoi çmime për katër filma të ndryshëm në vitin 1954. Ylli 25-vjeçar i filmit, Mikey Madison, u shpall aktorja më e mirë.

“Anora” u realizua për 6 milionë dollarë, një shumë e vogël për standardet e Hollivudit. Ai doli si fitues në një garë të paparashikueshme për Oscars që përfshinte thrillerin papal “Conclave”, tregimin e emigrantëve hebrenj “The Brutalist” dhe muzikalin “Wicked”.

“Nëse po përpiqeni të bëni filma të pavarur, ju lutemi vazhdoni ta bëni këtë. Ne kemi nevojë për më shumë. Kjo është provë”, tha Baker, regjisor i njohur për realizimin e filmave për të rritur, prostitutave transgjinore dhe njerëzve të tjerë të margjinalizuar.

Zhgënjim pati për aktoren e njohur, Demi Moore, e cila ishte favorizuar për të fituar aktoren më të mirë për rolin e saj në “The Substance”.

Adrien Brody, me interpretimin e tij në filmin “Brutalisti”, mbizotëroi mbi praninë mahnitëse të Timothée Chalamet, duke fituar Oscarin për aktorin më të mirë për herë të dytë në karrierë, pas interpretimit legjendar në “Pianisti” në vitin 2002. Ky moment na kujtoi Brody-n për lidhjen e pandërprerë të aktorit si një vlerë e qëndrueshme me artin e kinemasë.

Oscari shkoj edhe Walter Salles, regjisorin brazilian i “I’m Still Here”, si dhe fitoren e statujës së artë nga Brazili në kategorinë e filmit më të mirë ndërkombëtar për herë të parë në historinë e tij.

Por mbrëmja kishte rezervuar edhe surpriza të tjera të mëdha, sikurse ishte fitorja e Oscarit nga Zoe Saldana, me interpretimin e saj në “Emilia Perez”,duke u bërë kështu aktorja e parë afrikano-amerikane që fitoi Oscarin për aktoren më të mirë dytësore.

Oscari për aktorin më të mirë në rol dytësor shkoi për Kieran Culkin, i cili me interpretimin e tij në filmin “Një dhimbje e vërtetë”, dëshmoi se brezi i ri i aktorëve i ka të gjitha elementet për të shkruar historinë e tyre në kinema. (A2 Televizion)

Please follow and like us: