Cikël poetik nga Pajtim Sejdinaj
Letër nënës!
Sot më 8 Mars dhe për të gjitha nënat që kanë shkuar në Parajsë!
E dashur nëna ime!
Po të shkruaj sot në përvjetorin tënd të 100-të!
Letrën po ta dërgoj me zogjtë e Qiellit!
Aty ku ke zënë vendin e diellit!
Ku zemat na i ngroh përherë!
Dhe jetën tonë
e bënë pranverë
Sot u zhvillua gara.
Dashuria për ju nënë doli e para!
Ajo në shpirt ndrin si ar!
E pastër, e bukur si qelibar!
Të ishin dashuritë si “Dashuria e nënës
luante foshnja në barkun e së emës”!
I nisa “dallëndyshet e zemrës” në qiell
T’i sjellin lule ty, o nënë
Atje lart ku ndriçon si diell!
Përvjetori i nënës
mbetet pafundësi!
Oqeani që mban
” mall dhe dashuri”!
Të gjitha nënat ka vetëm një datë!
8 Marsi, si Yll i zjarrt!
Epitafi i Dashurisë
Prindërve
Brodha bahçes së kujtimeve.
herët në mëngjes.
Nga sytë e mi
binin pika vesë.
Te zemra e gjeta
portretin tuaj!
Për mua i dashur dhe jo i huaj!
Nga sytë e mi
s’pikonte vesa
Ishin dashuria, malli,
dhimbja, shpresa.
Shkruar në rrasë mermeri.
Epitafi i dashurisë
“Këtu fle Ylberi”.
Bahçen e kujtimeve
e kam verselitur
me dorë.
Dashuria për prindërit ndrin si meteor.
Ata për dashurinë u bënë theror.
Vendosa mbi epitaf Llul-Kurorë!
Portret
Nënave dhe gjysheve në Ditën e Nënës!
Kam njohur nëna dhe gjyshe
veshur me çitjane.
Sa herë i takoja
Më jepnin bajame!
Bajame dhe arrë!
Zemrën e kishin
qelibar!
Të bukura si selvi!
O sa bukur! Ndrinin
ato shtëpi!
Buzëqeshjen e tyre e kam në zemër.
Sa herë i takoja më thoshin:
-Bir kujdes nënën!
Ato flokëbardha
I shikoja kur ndiznin cigare!
Ngarkuar shpirtin me brenga dhe halle
Ato ishin nëna dhe gjyshe shqiptare!
Dashuruar: “bëzhdila” dheu!
Ishin si Promoteu!
Në duar mbani
“hojin e mjaltit”
rritur me përkëdheli
me mall e dashuri.
Fjala e tyre ngulur
në shpirt!
Në jetën time
rrezaton dritë!
Në sytë e tyre dallova mirësitë!
Mikpritjen, faljen
paqen i kaluan
në “sitë”!
Në odën e miqve
prisnin “perënditë”!
Zëri i tyre tingëllon si zile në çdo shkollë!
Fëmijë, mbesa e nipa i mbledhnin
në klasë e në oborr.
Kam njohur
nënë dhe gjyshe
Krahori më mbushet me dashuri
Zemër e shpirti
me krenari!
Amanetet s’i tret dheu!
M’i sos or bir amanetet!
Hiqi diellit retë!
Të shoh dhe unë nga Xheneti!
Si në Atdheun tim shkëlqen dielli!
M’i sos or bir amanetet!
Ata janë më të forta
se tërmetet!
Mos ia “nxirr sytë” Atdheut!
Është amanet i Skënderbeut!
M’i sos or bir amanetet!
Mos i nxirr vëllain
e mikun në treg!
Mos u shit për
një palë brekë!
M’i sos or bir amanetet!
Zgjidhe atë të shkretën farë!
Kur ta mbjellësh në truallin tënd shqiptar!
M’i sos or bir amanetet!
Fjalën pesho në “kandari”!
Fjala e pa peshuar bën zarar!
M’i sos or bir amanetet!
Mos m’i humb gjurmët ku kemi lerë!
At- mëmëdheu është
krenar dhe nder!
Zëri i nënës
Unë e njoh zërin tënd!
Kur bie si kambana!
në mes të natës,
në mes të vapës,
në mesditë,
në dëborë e në ngricë!
Simfoni e jetës,
Emblema e së vërtetës!
Unë e njoh zërin tënd!
Që ditën kur linda
Ti thirre fort:
“erdhi drita”!
Me zërin tënd u rrita!
Unë e dalloj zërin tënd!
Në njëmijë oshtima!
Gjëmon si bubullima!
Zëri yt flet me çdo zemër
Magji për çdo ëndërr!
Lulja e fisit
Ç’më trokasin në zemër si zile ca fjalë!
Ndrijnë si Flori dhe Ar!
Përcjellin Dashuri dhe Mall!
S’peshohen në asnjë kandar!
Pesha e tyre më e madhe se një mal!
Janë fjalët e nënës!
Janë fjalë të zemrës!
Çakmakut të shpirtit.
Burojnë si ujët e burimit!
Kur nga kjo botë u ndan më tha:
“Mos i shkul rrënjët e fisit tënd
Plaga gjithë jetën brezave u dhemb”!
Rrënjtë e fisit s’shkulen kurrë!
Ato ripërtërihet me punë e nder!
Në vendin ku ke lerë!
Rrënjtë shtrihen kudo në botë!
Në vendlindje
rrënjët vaditen me gjak e lot!
Porosia e nënës
-“Dëgjo mor bir-
Veprimet në jetë peshoi me Zemër dhe jo me Mendje!
Kaloi në filtrin e Shpirtit për të arrtitur tek Fisnikëria dhe Njerëzorja”!
NËNA
Fjala jote
Kur më zgjon fjala jote!
Nga dremitja e revoltës.
Ndez kandilin e shpresës.
Edhe marr rrugët e botës.
Për një jetë më të mirë!
Humba çerdhen e dashurisë.
Mbylla pragun e shtëpisë!
Si një pëllumb fluturoj.
Veç ti o Zot e di ku qëndroj!
Nëpër tufanin e kohës.
Lirinë e humbur kërkoj.
Me fjalën tënde si shpat të mprehtë.
Çaj mugullirën e errësirës.
Si dallëndyshja që çan retë.
Si një trëndafili i bardhë me fletë.
Lumturinë kërkoj në jetë!
Kush vallë ma shtypi revoltën?
Dhe më vuri mua në gjumë!
Kush vallë ma mbyti “fatin”,
si një “qen” atje në lumë?
Kjo mjegulla e nxirë, bërë katran!
Dhe këto dertet që kur linda.
Zemrën time e pushtuan!
Edhe shpirtin ma lënduan!
Fjala jote si zambak.
Endrrën ndezi si çakmak!
Por Liria e shumëpritur!
Mbeti lule e parritur!
Mbeti jetime e shkretë!
S’e vaditën dot lotët që derdhën retë!
Amaneti rron mot e jetë!
Sytë e nënës
Ata nuk shuhen kurrë
Ndriçojnë çdo udhë
Si medaloni i Hënës
Ndriçojnë çdo skut të zemrës
Në shpirt ndrijnë si Diell
Ata ndriçojnë yjet në Qiell
Në jetë shërojnë çdo plagë
Sytë e nënës ndezin çdo prag
Ata sy rrezatojnë dritë
Aty lindin të gjitha miqësitë
Aty është filli i shpresës
Aty lind zëri i besës
Ata sy janë kthyer në këngë
Ne e këndojmë në çdo vend
Dhe malli është bërë mal
Xhane o shpirt o xhan
Kur këndon nëna
Ulu mal të dali Hëna!
Të shikoj kur këndon nëna!
Kur këndon ninullat e shpirtit
Ia këndon ajo të birit!
Të birin e zë gjumi!
I biri ngjan si pëllumbi!
I këndon si sifoni!
Të birin e mban në gji!
Dhe i biri dalë ngadalë!
Rritet si lulja në behar!
Nënës zemra i bëhet mal!
Të birin e puth në ballë!
Mos i harro puthjet djalë!
Vitet rrjedhin si ujvarë!
Kënga saj është e shpirtit!
Ndriçon zemrën e të birit.