Albspirit

Media/News/Publishing

PABLO NERUDA: DEGA E LULËZUAR

Shqipëroi Harallamb Fandi

Gjatë natës

do të hyjmë

të vjedhim

një degë të lulëzuar.

+

Do të kalojmë murin

te hija e kopshtit

të tjetrit,

mes saj dy hijet tona.

+

Akoma s’ka ardhur

dimri

dhe molla duket

e shndërruar

papritmas

në një ujëvarë yjesh

aromatikë.

+

Natën do të futemi

deri në qiellin e saj që

dridhet dhe duart e tua

të vogla

dhe të miat

do të vjedhin yjet.

+

Dhe, gjithë kujdes,

në shtëpinë tonë,

në natë dhe në hije,

do të hyjë bashkë me

hapat e tua

hapi i heshtur i aromës

dhe krahas me

këmbkat plot yje

edhe trupi i ndritur

i Pranverës.

Please follow and like us: