Albspirit

Media/News/Publishing

Dalinë Arifi: Në qytetin tim

Ec vërdallë Lumbardhit

E heshtun mes qytetit

Pulëbardhat hijeshinë i shtojnë

Kalldrëmit s’resht të kërkoj.

*

Në qyetetin tim pranvera u ardh

Dalë të shëtis sikur herëve t’tjera

Një lajm nga ty s’më pruni dot era

Ke rrapi qytetit ndalem të pushoj.

I kujtoj ditët bashkë e më shumë dashuroj.

*

Në qytetin tim sa herë dielli i lëshon rrezet

Mi kujton takimet me ty, e heshtun vazhdoj

Vetëm zhurmën e takave t’mia dëgjoj

Valët e Bistrocës kangën tonë ma përtrijnë

Eh e shenjta verë pres që një ditë të vij…

Mars 2025, Prizren.

Please follow and like us: