Shoqata “Arbëria” në Trieste do festojë “Ditën e Verës” më 15 Mars 2025
Shoqata “Arbëria” në Trieste do të organizojë më 15 mars festën tradicionale shqiptare “Dita e Verës”. Aktiviteti do të mbahet në adresën Viale Romolo Gessi 8/1, duke filluar nga ora 11:00.
Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të festojnë me këngë, valle dhe ushqime tradicionale, duke ndarë së bashku atmosferën festive të kësaj dite të rëndësishme për kulturën shqiptare. Organizatorët ftojnë të gjithë shqiptarët dhe miqtë e tyre të marrin pjesë për të ruajtur dhe përcjellë traditat e bukura që kjo festë simbolizon.
“Dita e Verës” është një festë e lashtë shqiptare që shënon ardhjen e pranverës dhe gëzon një rëndësi të veçantë për komunitetet shqiptare kudo në botë.

Please follow and like us: