Albspirit

Media/News/Publishing

Përzgjidhen kandidatët për kreun dhe anëtarët e KD të RTSH, kalojnë për votim në Kuvend

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik përzgjodhi sot dy emrat përfundimtarë që garojnë për kryetar të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar.

Kandidatët janë Helion Haliti dhe Fatjon Hoxhalli, të cilët u përzgjodhën nga Komisioni dhe do të kalojnë për votim në seancën parlamentare të së enjtes më 13 mars.

Fillimisht ishin 5 kandidatë, ndërsa Komisioni përzgjodhi dhe emrat që do i dërgohen parlamentit për t’u votuar në seancën plenare të së enjtes, për anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH.

Kandidatët për Anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH-së janë Petrit Beci, Rajmonda Bulku, Osman Mula, Bujar Kapexhiu, Robert Budina, Eno Civici, Alket Braho, Lorenc Vangjeli, Pano Xhixho dhe Zamira Kita.

https://ata.gov.al/2025/03/11/perzgjidhen-kandidatet-per-kreun-dhe-anetaret-e-kd-te-rtsh-kalojne-per-votim-ne-kuvend

Please follow and like us: