Albspirit

Media/News/Publishing

“Buqetë” me epigrame nga Viron Kona

Hajdutëve ordinerë u kanë dalë konkurrentë

Hajdutëve duart s`u rrinë rehat,

nëpër xhepa njerëzish rrëmojnë,

herë kartëmonedha me vlerë,

herë monedha që tingëllojnë.

Sot hajdutët ndihen të revoltuar,

u kanë dalë konkurrentë të tjerë,

ja, ca zyrtarë vetëm me tenderë,

fare lehtë bëhen milionerë!

Tradhtia

Tradhtia ndaj atdheut

kurrë nuk harrohet,

shpejt apo vonë,

një ditë ajo ndëshkohet.

Vazhdojmë me çështjen “burg”

Vende pune s`kemi,

po i numërojmë me gishta,

kalojmë në çështjen “burg”,

ku mund të futen me mijëra…

Më mirë mos prano!

Pranove një dhuratë,

s’bëre ndonjë krim,

shumëfish do ta kthesh,

mos harro, o miku im!

Kjo mushkonja

“Asgjë e gjallë s’duhet vrarë , as insekti apo kafsha më e vogël , sepse çdo jetëështë e shenjtë”. (Buda)

Kjo mushkonja bën zë zë-zë,

s` më  lë të qetë, gjumin ma prish,

herë këtu dhe herë atje,

do ta vras, po më bezdis!

Qetësohem mendjen ndryshoj,

eh, – them, – pse ta vras,

më mirë ndryshe po veproj,

nga dritarja ta nxjerr jashtë..!

Fëmijët

Fëmijët janë si zogjtë e pranverës,

tek ata gjithçka është e bukur,

edhe kur s`merret vesh se ç ‘thonë,

edhe kur bisedojnë me një kukull.

Please follow and like us: