Putin me veshje ushtarake viziton për herë të parë zonën e Kurskut!
Më shumë se 1,100 km katrorë të territorit të marrë nga Ukraina në rajon janë rimarrë nga Rusia, pretendon shefi i Shtabit të Përgjithshëm Valery Gerasimov. BBC raporton se presidenti rus, Vladimir Putini mbajti një fjalim gjatë vizitës në Kursk. Por ajo që është vënë re ka qenë veshja e presidentit Putin, i cili në vend të kostumit zyrtar ka veshur uniformë ushtarake në vizitën e tij në Kursk. I pari i Kremlinit, Vladimir Putin vizitoi vijat e frontit në Kursk për herë të parë që nga pushtimi i Ukrainës verën e kaluar – ndërsa forcat e tij pretendojnë se kanë avancuar në rajon, raporton Sky News. Putini i bëri thirrje trupave të tij për të mposhtur armikun dhe për të çliruar plotësisht rajonin, sipas citimeve të mediave ruse. Ai tha gjithashtu se trupat armike të kapur në rajon do të trajtohen si terroristë. Ndërkohë, në një përditësim operacional, shefi i shtabit të përgjithshëm të Rusisë i tha Putinit se forcat ukrainase në rajon janë të rrethuara, duke shtuar se planet e Kievit kanë dështuar. Disa muaj pasi forcat e Kievit kapën pjesë të Kurskut, ushtarët ukrainas janë të lodhur dhe të gjakosur nga sulmet e pamëshirshme të më shumë se 50,000 trupave ruse, duke përfshirë disa nga aleati i Moskës, Koreja e Veriut. Forcat ruse dhe trupat nga Koreja e Veriut kanë tërhequr pjesën më të madhe të territorit nga Ukraina, me blogerët pro-rusë të luftës që thonë ditët e fundit se trupat ukrainase janë në rrezik të rrethimit.