Albspirit

Media/News/Publishing

Artan Xh. Duka: Burra shteti apo populizёm?

Bota pёr aspirina!

Amerikanёt nuk votojnё thjesht pёr veten, por dhe botёn mbarё dhe rikthimi i Trump nuk ishte rastёsi kur mendon se edhe demokracia merr kot. Nga “elita” politike qё merr tё mirёqёnё pushtet, privilegje e votё, buxheti sikur t’ua ketё lёnё plaku, paranoja e fjalori “korrekt” nё komunikim, etiketimi demode i vlerave konservatore e familjare, mungesa e reciprocitetit mes shteteve, emigracioni kaotik etj.  

Ndёrkohё, nёn retorikёn e Amerikёs sё Madhe, rikthimi i Trump po teston edhe plot vlera e praktika tё mirёkuptimit e bashkёpunimit nё dobi tё qytetarit, Perёndimit, botёs dhe planetit. Amerika ka qёnё e mbetet e madhe edhe pa “turnin” Trump, meritё kjo e asaj burokracie, “dinastive” e politikёs tradicionale qё sot fshikullohen nё “thes” prej tij! 

E vetmja e Madhe qё lypet ёshtё fryma e bashkёpunimit mbarёplanetar. Nga qёndrimet ndaj mjedisit, emigracionit, globalizmit e proteksionizmit, paqes e luftёs, autokracisё, lirisё sё pushteteve tё pavarura, medias, populizmit etj, ndryshe Brexit, AfD, proteksionizmi amerikan etj janё vetёm fillimi!   

A do tё bёjё vallё bota “re-Boot” duke ia nisur nga e para me “sytё” e Trump nё atё karrike 4 vjet apo do tё vazhdojё rutinёn e saj duke reflektuar edhe nё ato qё ai edhe kur rri shtrёmbёr, i thotё drejt? Bota nuk bёn dot pёrpara duke pritur postimin e rradhёs Trump nё Truth Social. Nevojitet qёndrueshmёri e qartёsi e jo pёshtjellim nga dikush nё pushtet pёr ca kohё! 

Dorashka ndaj populizmit

Koha lyp njё botё tё Madhe, OKB, institucione ndёrkombёtare, bashkёpunim tё Madh etj nё dobi tё mbarё njerёzimit e planetit. Politika pёrparimtare duhet tё flasё troҫ (bold – anglisht), pa dorashka e pa ndukur gjuhёn pёr to! Njёlloj si populizmi por pёr arsye krejt ndryshe nga ai. Ndryshe, ndonse “elita” politike as mish as peshk qё sot i tutet votёs dhe preferon statukuonё, duke mos folur troҫ pёr kauza qё nuk vjelin vota por qytetёrimi ka nevojё, paradoksalisht jo vetёm humbet vota mё shpejt por edhe ia shtron populizmit me duart e saj.    

Nёn preteksin e “sovranit” e sondazheve ditore, “elita” sot lyp vota nё kurriz tё “stekёs” demokratike. Ajo, nga frymёzuese dhe udhёheqёse e reformave afatgjata pёr mё mirё pavarёsisht votёs, bёn tellallin e dёshirave tё ditёs tё shumicёs qё jo gjithnjё pёrkon me interesin afatgjatё tё qytetarit vetё si psh. konsumi nё kurriz tё mjedisit etj. 

Sot “elita” nuk thyen mё por shpall tabu ato qё shoqёria duhet tё lёrё pas duke krijuar ngёrҫ, pasiguri nё demokraci dhe marrёdhёniet ndёrkombёtare me populizmin “troҫ” qё vidhet nga dera e pasme. 

“Elita” duhet t’a bёjё votuesin pёr vete dhe jo tё tjetёrsojё vetveten pёr hir tё tij. Shumica nuk ёshtё domosdoshmёrisht e drejta dhe e vёrteta ndaj sfida e politikanit kurajoz ёshtё biseda troҫ me qytetarin, njёlloj si populisti, por pёr vlera qё koha punon. 

“Elita” nё perёndim sot po humb ndikim nga “telefoni i prishur” me globalizmin, mjedisin, diskriminimin, emigracionin, kufijtё, proteksionizmin, militarizimin etj. E vet-kompleksuar pёr kёto tema po i kthehet edhe vota nё makth. Predikimi e patronazhimi shpёrfillёs ndaj votuesit nuk ngjit mё ndaj dhe e panikosur “elita” po ul stekёn si kopje e populizmit (Brexit, Gjermania etj) ndonse kopja stonon para origjinalit! 

Politika korrekte nuk sakrifikon vlera pёr votё. Taksimi psh., nuk ndjell vota por si garanci pёr shёrbimet sociale, ndihmёn ndaj botёs, mjedisin etj sjell dinjitet nё politikё e shoqёri, arritje kёto pёr tё cilat ia vlen tё sakrifikohet edhe njё mandat duke lёnё tollumbacen populiste tё pёlcasё vetё! 

Qasja ndaj vlerave tё kahershme pёrparimtare nuk ka pse ndikohet nga banori tranzit nё Shtёpinё e Bardhё. Sado nё modё populizmi, BE psh. duhet tё ruajё prioritetet e saj. Nga zgjerimi pa vonesa (Greqia, Hungaria, Sllovakia tregon se garanci standartesh nuk ka as nё BE), sfumimi i kufijve, hapja ndaj emigracionit, shteti social etj. 

Ballkanit, Turqisё, Ukrainёs, Moldavisё etj, deri vetё Rusisё, u duhet hapur dera shpejt nё Bruksel. Ftesa ndaj Rusisё, integrim apo tregёti e lёvizje pa kufi, vlen mё shumё se armatosja e kontinentit e muret e “Berlinit” e do tё krijonte njё shtysё nё opinionin publik e politik rus pёr tё hedhur votёn masivisht e aty ku duhet shpejt.  

Partneriteti organik SHBA-Europё nuk ka pse lёkundet nga rikthimi i Trump. Nёse ai bazohet jo tek vasaliteti por mirёkuptimi e bashkёpunimi korrekt, atёhere Europa nuk ka pse bёn as “ҫunin e mamit”, as tё “allnuarin” ndaj SHBA apo tё shohё tё ardhmen pa tё. Politika nё Europё duhet tё jetё vetvetja e flasё troҫ nga Mbretёria e Bashkuar qё duhet tё shtrojё pёr referendum integrimin nё BE, BE me hapjen ndaj emigracionit dhe zgjerimit sepse bota ёshtё e madhe kur ёshtё pa kufij e liria e lёvizjes nuk mbetet retorikё etj.  

Ballkani i Hapur ishte njё mini-BE por e ardhmja u mor peng sepse pёr tё shkuarёn nuk u fol troҫ. Ndjesa, pajtimi do tё vijnё njё ditё por qytetari do tё ndjehej i lirё e quante qysh tani gadishullin Ilirik shtёpinё e tij me tё fituar edhe kombin shqiptar si i vetmi i ndarё nё rajon. Asimilimi e varёsia nga fqinji nuk ka lidhje me hapje kufijsh; pёr mijra vjet nuk ka patur tё tillё dhe geni ilir mbeti po ai. E nёse i ndruhemi hapjes ndaj Sёrbisё, si do ia dalim vallё nё BE!  

“Letrat” e Ukrainёs 

Paqja nё Ukrainё, pёrtej ambicjeve pёr Nobel e famё, nuk kalon pёrmes kapitullimit por ndjesёs historike, faljes e bёrjes pёrpara nё mirёkuptim historik. Lufta nuk duhej tё fillonte e duhej fashitur qё nё “xixёn” e parё sepse paqja nuk ёshtё zgjedhje por pashmangshmёri e lufta qё traumatizon breza e na damkos si njerёzim vetёm rrit koston e saj. Askush nuk nёnshtron dot askёnd, pale pёr gjithnjё. As Rusia Ukrainёn e as bota Rusinё ndaj paqja mbetet “fatalitet”. 

Ndёrsa vlerёsohet pёrpjekja e Trump pёr tё ulur palёt nё tryezё, ajo mbetet gjёja mё e lehtё. Gjёrat kanё shkuar larg e paqja pёr shumё ёshtё pak e vonё. Drejtёsia e koha do tё bёjnё tё tyren ndaj agresionit qё ka botёn pёr dёshmitar por sa mё shpejt tё ulen armёt, aq mё shpejt vjen dhe ajo ditё. 

Perёndimi ka ҫ’tё reflektojё teksa as Lufta e parё dhe e dytё Botёrore, as ajo e Ftohtё, nuk vlejtёn tё parandalonin tragjedinё. Retorika e fitores, poshtёrimi i tjetrit, shkruarja e historisё nga fituesi etj, nuk janё premisa pёr paqe afatgjatё psh. asfiksimi i Gjermanisё pas luftёs sё parё Botёrore, Rusia e Luftёs sё Madhe ndaj nazizmit pas Gorbaҫovit etj. Prekin sedra kombёtare e yshtin fitila nacionalist e revanshist nё pritje tё alibive si psh. Ukraina e NATO e krahasimi me krizёn e raketave nё Kubё etj. 

Ukraina si shtet i pavarur ёshtё e lirё nё vullnetin e saj dhe gjeopolitika e bazuar tek mirёkuptimi vetёm ndihmon. Ndёrkohё pozicioni i saj gjeografik, aq sa “ters” ёshtё edhe “fat” sepse si urё mes BE e Rusisё e kufirin hapur pёr tё gjithё, do tё pёrfitonte nga dy botё njёkohёsisht. 

Paqja nё Ukrainё bart faturё tragjike dhe gjёrat nuk do tё lёvizin shpejt. Perёndimi qё dёshtoi t’a parandalonte luftёn duhet t’a mbyllё sa mё shpejt atё. Duke u rreshtuar me Ukrainёn, jo pёr karshillёk ndaj Rusisё qё nuk do “tutor” por pёr respekt ndaj sakrificёs ukrainase nё mbrojtje tё vlerave tё shёnjta pёr perёndimin vetё. 

SHBA e 2025 trumbeton se Ukraina nuk ka mё “letra”, deklaratё kjo qё e pasuar nga vendimi pёr furnizimet ushtarake, ёshtё nё vetevete “letёr” qё i jepet agresorit nё dorё. “Letra” e paqes nuk duhet tё jetё as kёrcёnimi bёrthamor apo milionat e pushkёve nё front ndryshe liria pёr shumё popuj ёshtё nё diskutim. Kauza e drejtё, tё rёnёt, dheu i tё parёve, vlerat demokratike, solidariteti i botёs etj, ato janё “letra” e fortё nё tryezё! 

Debati i paqes duhet tё diktohet nga mirёkuptimi bazuar tek realiteti historik qofshin kёto territoret me popullsi ruse, kufiri i padukshёm, debati rreth NATO etj. E nёse duhet lёshuar, Ukraina duhet tё kompensohet shumёfish nga Rusia sё pari e Perёndimi mё pas. Nga garantimi me trupa paqёruajtёse, rindёrtimi, shpagimi pёr dramat e tragjeditё njerёzore, integrimi pa vonesa nё BE etj me zanafillё ndjesёn dhe faljen historike pёr tё cilёn Rusia duhet tё hedhё hapin e parё. 

Europa ka aq burra shteti t’ai dalin populizmit e autokracisё e vijuar me kontinentin oaz paqeje pёr sytё e botёs mbarё. Nuk lypen mure “Berlini” por ura bashkёjetese, edhe me Rusinё. Duhet folur troҫ qё populizmi tё mbetet pa gojё! 

Please follow and like us: