Zana Tako: Si një cigare e shuar
Si një cigare e shuar,
e shova edhe mendimin e fundit.
Dhimbja vështronte serbes,
pa u larguar,
pa u ndarë nga unë.
ndaj qëndronte e ftohtë dhe kokëfortë.
*
“Ulu”, i thashë,
sodit edhe ti,
si i pe ditët, një e nga një.
Ke pjesën tënde,
si dhimbje doemos,
por dhe si bashkëpirëse e cigares dhimbje,
që po shuaj tani.
*
Vështronte e ftohtë,
si të mos isha njeri!
“Ç’më sheh ashtu!” i thashë,
dhimbje dordolec
e shndërruar në hi!
*
U largova prej saj,
siç largova cigaren e shuar.
Dhimbja kthehet në forcë,
rrugëtimin e jetës për të vazhduar!…
Please follow and like us: