Albspirit

Media/News/Publishing

Artan Xh. Duka: Piramida e votёs 

Pavarёsisht bujёs mediatike, saga e hartimit tё listave zgjedhore tregoi pёr tё n-tёn herё se prej 2008 demokracia e vota mbeten fasadё. Falё ligjit zgjedhor me “detyrim pёrcaktim” qё shpёrfill meritёn, sёrisht nё Kuvёnd pritet tё vegjetojё e njёjta frymё qё na ka ndarё nё dekada. Nuk ka rёndёsi, rrudha pa rrudha, anonim apo “krem” fytyre me bollёk etj, sёrisht nё Kuvёnd do tё endet po ajo fytyrё e tranzicionit BeRama qё po boshatis vёndin me shpejtёsi.

Sapunin pёr djathё

“Virusi” nё demokraci qё prek besimin tek politika dhe shpresёn tek e nesёrmja ёshtё ligji zgjedhor 2008 qё shpёrfytyroi lidhjen votues-deputet. Votuesi nuk ka mё gjё nё dorё sepse falё listave, deputeti nuk ndruhet mё prej tij. Ndaj, pёrtej llogjeve e shfaqjeve mediatike qё do karakterizojnё fushatёn zgjedhore, gjithshka bёhet pёr tё sfumuar “dominonё” e parё qё la votuesin pa gojё.

Zhgёnjyeshёm, edhe opozita ndaj BeRamёs nuk po sjell gjё tё re nё kёtё drejtim. Mё e shumta flasin pёr lista tёrёsisht tё hapura qё ndonse nё vetvete ёshtё mё demokratik se qasja BeRama, sёrisht e fut votuesin nё njё “thes” duke e lёnё tё paqёnё lidhjen organike territoriale dhe konkrete mes tij dhe atij qё e pёrfaqёson nё Kuvёnd. 

Sa kohё politika nuk fut nё rend tё ditёs rikthimin e ligjit mazhoritar dhe mundёsinё reale pёr referendum popullor, kёshtu do vazhdojё kjo punё. “Pezullia” 2008 i intereson vetёm BeRamёs qё e gatoi pёr ato qё ata i dinё, mbase i intereson edhe Perёndimit qё shpesh i mёshon gjeopolitikёs ndaj demokracisё por qartazi nuk ka vlerё pёr votuesin qё i pa gojё bёhet indiferent dhe nёse nuk ia del tё mbijetojё, ia ҫan jashtё. 

Dikur mazhoritari u anatemua si ligj qё sillte tё fortё nё politikё dhe krijonte ndasi mes nesh duke lёnё pёrshtypjen se votuesi ёshtё “sylesh” dhe partia dhe jo ai, ia di tё mirёn atij. E “mirё” kjo qё sot shprehet tek humbja e besimit tek politika dhe e ardhmja, boshatisja e vёndit, tё fortёt e listave nё Kuvёnd qё deputetllёkun e kanё zanat deri nё pension pa patur galje apo ndrojё nga votuesi etj. 

Estrada e grotesku i listave partiake ka normalizuar sot “blerjen” e kandidatёve (PS e mbushur me PD-ista dhe me kryetar njё pardesybardhё tё kthesёs 90 vetёm PS nuk ёshtё), dorёheqje bashkiakёsh (qё u kthejnё kurrizin votuesit lokal njёlloj si Rama kur tentoi rrokadёn e kryebashkiakut me tё kryeministrit nё 2009), “vallёzimin” me bel para kryetarit pёr t’u rrasur nё listёn e mbyllur, “trimin” e vetёm nё luftё kur del tek e hapura, “tenderin” politik sikurse me pёrfaqёsuesit e pakicave, gafurjet “parimore” si gjeldeti “kush jam unё e kush je ti” kur lihen jashtё liste etj shёmtira politike qё vetёm votuesin nuk kanё nё ekuacion. 

BeRama e kanё shndёrruar politikёn nё njё skemё “piramidale” tё votёs ku ajo nuk dihet nga del e ku shkon. Joshin aty kёtu por humbёs janё tё gjithё nё fund. E bёjnё me qytetarёt, tani edhe me emigracionin ku edhe atje zgjedhin me “qiri” ashtu si dinё ata. 

Ligji zgjedhor 2008 e ka pёrmbysur raportin e natyrshёm votues-tё zgjedhur nё favor tё atij klientelist kryetar partie-tё zgjedhur duke nёpёrkёmbur sistematikisht normalitetin demokratik. Njё ligj mazhoritar mund tё bёjё lёmsh politikёn por ftillon demokracinё sepse i jep votuesit motiv real pёr tё besuar tek vota, demokracia e shansi se ka gjёrat nё dorё. 

Opozita e opozitёs duhet tё jetё flamurtarja e lёvizjes pёr ndёrrimin e sistemit zgjedhor. Do tё dёshmonte se nuk ka konflikt interesi me votёn e lirё duke krijuar kёshtu edhe premisёn pёr besimin qytetar e votёn e tij. 

Demokracia e kapitalizmi nuk futen dot nё rrjedhё nёse nёpёrkёmbet prona historike dhe vota e lirё. Sistemi qё BeRama ka krijuar prodhon brishtёsi e pasiguri dhe kushdo qё i gёnjen mёndja se ёshtё mirё sot, e ka nga mbrapa! 

Nёse gjёrat nuk ndryshojnё, Kuvёndi i ri do tё jetё vetёm kozmetika e rradhёs i mbushur jo me vullnetin e popullit por Grandpartiakut amin! Ndёrrohet fytyra pas banakut por mbetet i njёjti “dyqan” qё shet sapunin pёr djathё nga viti 1990. 

Brenga e votёs!

E vetmja shpresё e prekshme sot prej daljes nga ky rreth vicioz mbetet SPAK e drejtёsia, ato qё u votuan njёzёri dje nё Kuvёnd por sot kanё mbetur “jetim” sepse i kallin datёn abuzimit pa dallim. E mendonin SPAK vetёm pёr tё tjerёt ndaj dhe sot nё panik bёjnё “fletёrrufera” apo i nxjerrin lakrat shoqi-shoqit tё fitojnё ca kohё ndёrkohё qё nё mos SPAK, po hajnё njёri-tjetrin si qёntё nё kasaphanё. 

Ajo qё pritet tashmё ёshtё qё opozita e opozitёs tё shpalosё qartazi propozimet pёr ndryshime rrёnjёsore qё demokracia e vёndi ka nevojё. Nga fati i pronёs historike, sistemi zgjedhor, prioriteti ekonomik, referendumi si respekt ndaj sovranit, kufizimi i mandateve nё qeveri, abuzimet me buxhetin, privilegjet e politikёs, masat anti-oligarki, kujdesi social, ndaj familjes etj “tela” qё prekin ҫdo qytetar. Deri mё tani ajo ka mbetur e pagojё apo flet me veten e nuk po merret vesh nёse ёshtё aty dhe fakti qё nuk u grupua nё njё tё vetme para zgjedhjeve po ngre hamёndje plot. 

Gjёrat do tё lёvizin mё shpejt pёr mё mirё nёse kjo opozitё i jep njё dorё SPAK-ut nё “tёrmetin” demokratik. Boll tё dёshmojё se nuk ka konflikt interesi duke u bёrё shtytje pёr reformat qё koha kёrkon sepse vetёm kёshtu mundёsohet edhe ajo qё mbetet ambicja e kahershme e ҫdokujt nё politikё, ardhja nё pushtet! Ajo qё irriton qytetarin nuk ёshtё monotonia e gjatё e fytyrave dhe logove nё pushtet por karshillёku i gjatё ndaj tij e marrja e mirёqёnё e vullnetit e ёndёrrave tё tij. 

Opozita e re nuk ka pёrvojё por ajo fitohet ndёrkohё qё mjeshtёria e abuzimit nuk ёshtё vlerё pёr CV! Sa kohё drejtёsia e vota “krasit”, politika e qeverisja nuk do jenё mё si mё parё dhe abuzimi, nёse ndodh, nuk do e ketё tё gjatё se SPAK nuk tё bёn pёr burrё! 

Pёr vёndin e demokracinё ka rёndёsi jetike qё vota tё shkojё tek risia nё politikё. Jo se janё mё tё zotё por se me ato qё hoqёm me BeRamёn e falё SPAK, do tё jetё nёn frёrё e qeveria do mendojё pёr popullin. 

Opozita e re boll tё flasё troҫ se as ajo e as qytetari nuk kanё ҫ’tё humbasin mё. Nё jetё askush nuk arrin tё bёjё gjithshka qё ёndёrron por brenga mё e madhe ёshtё ajo qё nuk thamё kurrё dhe, kur e kishim nё dorё, nuk e provuam kurrё! Vota pёr ndryshim ka kuptim vetёm kur nuk shkon tek BeRama. Kaq e kemi nё dorё qё tё mos na brejë brenga e rrimё kokёulur ndaj atyre qё na vinё pas.  

Please follow and like us: