Albspirit

Media/News/Publishing

Mesazhi i Manjola Sejdinaj, kandidate për deputete në Qarkun e Fierit

(Mallakastër, Patos, Fier, Divjakë, Lushnje dhe Roskovec)

Unë jam Manjola Pajtim Sejdinaj, e lindur në fshatin Bejar, zona Fratar – Mallakastër. Vij nga një trevë me tradita të pasura patriotike dhe vlera të larta njerëzore, ku familja, vendlindja dhe flamuri kombëtar janë thesaret më të çmuara.

Jam rritur me dashurinë për atdheun dhe me idealin “E duam Shqipërinë si gjithë Evropën!”, por, fatkeqësisht, kjo ëndërr ka mbetur e parealizuar për 34 vite, duke detyruar shumë shqiptarë të marrin rrugën e emigrimit.

Pavarësisht sfidave, unë kam zgjedhur të jetoj dhe të punoj në Shqipëri. Në zgjedhjet e #11Maj, kam pranuar të kandidoj për deputete në Kuvendin e Shqipërisë si pjesë e #DjathtasPërZhvillim, të propozuar nga grupi nismëtar #Djathtas1912.

E mora këtë vendim sepse gjeta në këtë koalicion dy parime thelbësore, që përputhen me vlerat e mia:

✅ #ShqipëriaEPara – Ku interesat kombëtare duhet të jenë mbi gjithçka tjetër.

✅ #Drejtësia – Lufta e palëkundur për forcimin e sistemit të drejtësisë, bazuar në modelin e SPAK-ut, për të ndëshkuar ata që kanë vjedhur dhe shkatërruar Shqipërinë, duke i detyruar shqiptarët të largohen nga vendi i tyre.

Të dashur bashkëqytetarë,

E di shumë mirë dhimbjen dhe zhgënjimin që keni ndjerë në këto vite. Kam parë prindër që derdhin lot për fëmijët e tyre të larguar, njerëz që luftojnë për mbijetesë dhe shpresa të shuara për një Shqipëri më të mirë.

STOP keqqeverisjes, abuzimeve dhe padrejtësive!

Duhet të rikthejmë shpresën dhe të punojmë për një të ardhme më të mirë, ku Shqipëria të jetë një vend ku qytetarët jetojnë me dinjitet.

Zëri juaj në Parlament

Do të jem zëri i njerëzve të ndershëm, i familjeve shqiptare, pa dallim bindjesh politike apo përkatësie fetare. Shqipëria është shtëpia jonë e përbashkët dhe ne të gjithë kemi një detyrë: ta bëjmë atë vendin që kemi ëndërruar gjithmonë.

Partnerët tanë strategjikë, #SHBA dhe #BE, do të mbeten aleatët tanë të përhershëm. Shqipëria duhet të ecë përpara, me politika që i japin mundësi qytetarëve të lëvizin të lirë dhe të ndërtojnë jetën e tyre në vendin e tyre.

Një thirrje për të gjithë kandidatët e rinj:

Në fund, dua të falënderoj #DjathtasPërZhvillim për mundësinë që më dha për të qenë pjesë e kësaj sfide të rëndësishme.

Ju kërkoj votën tuaj me besimin dhe përkushtimin se do të punoj pa u ndalur për ju dhe për Shqipërinë!

Le të punojmë së bashku për një Shqipëri më të mirë!

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo që janë!

Please follow and like us: